Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bleona Qereti në kopertinën e “Vogue“! 09/12/2025
A do të bëhet pjesë e BBV5? Këngëtari i njohur paska ndryshuar mendim!  08/12/2025
Publike më në fund: Ja data kur nis Big Brother VIP Albania 5! 08/12/2025
“Sa bukur qaje, hajde…” Erik Lloshi trondit me propozimin e gazetarit pas vdekjes së Shpat Kasapit 08/12/2025
“U detyrova të largohem”/ Linda Rei rrëfen ç’ndodhi në prapaskenat e BBVK 08/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ja cili është pozicioni më i keq i gjumit për rrudhat në fytyrë

30/01/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja cili është pozicioni më i keq i gjumit për rrudhat në fytyrë

Rrudhat e para që krijohen me kalimin e moshës janë linjat e shprehjes, të cilat lidhen me mimikën. Ato fillojnë nga rrënjët dhe mbërrijnë në cepat e buzës. Jane linja te shprehjes, që i kanë dhe adoleshentët, por që me kalimin e viteve theksohen edhe më tepër. Rreth të tridhjetave, lëkura fillon dhe e humbet shkëlqimin, për shkak të trashjes se shtresës indore, dhe nga reagimi i mbrojtjes nga rrezet UV. Po kështu, shfaqen edhe kapilarët e parë, në veҫanti në zonën e hundës dhe tek faqet.





Por krijimi i rrudhave të para lidhet shumë edhe me pozicionin e gjumit. Rrudhat e gjumit, në fakt, nuk shkaktohen nga lëvizja e muskujve. Përkundrazi, ato janë rezultat i presionit të fytyrës mbi jastëk ndërsa je duke fjetur. Duke marrë parasysh që në një pozicion mund të rrish me orë të tëra, atëherë rrudhat e gjumit mund të të plakin më shumë se ҫ’e mendon. Edhe më keq, ato janë më të vështira për t’u trajtuar. Nëse për rrudhat e shprehjes mund të vendosësh syze dhe të mbrohesh nga UV ose mund t’i eliminosh me një ndërhyrje të lehtë botox-i, rrudhat e gjumit, e vetmja mënyrë për t’i trajtuar është pozicioni i gjumit.

Nëse fle përmbys


Gjumi në këtë mënyrë, duke e mbajtur fytyrën mbi jastëk është pozicioni më i keq i mundshëm. Nëse je zgjuar dhe ke parë në fytyrë vija të kuqe vertikale apo shenja të tjera, thjeshtë po sheh hapat e parë të rrudhave që po të krijohen. Të gjithë ata që flenë në këtë pozicion, e kanë të njohur këtë fenomen, ndaj është koha të ndryshoni pozicion.

Nëse fle në njërën anë

Studimet kanë treguar se më shumë se 60 për qind e njerëzve flenë në këtë pozicion, djathtas ose majtas. Gjumi në këtë pozicion krijon vija vertikale poshtë mollëzave dhe anës buzëve. Edhe ky pozicion krijon vija dhe shenja të tjera që më vonë krijojnë rrudhat. Nëse fle vetem në njërën anë për shumë kohë, është shumë e thjeshtë për ta kuptuar se cila anë është. Alternimi mund të të ndihmojë të paktën të balancosh gjendjen, por nuk është zgjidhja opsionale

Gjumi me shpinë

Mënyra më e mirë për të shmangur rrudhat e gjumit është gjumi me shpinë. Gjumi në këtë pozicion shmang kontaktin e fytyrës me jastëkun dhe në këtë mënyrë edhe presionin. Ky pozicion është më i mirë edhe sepse shmnag marrjen e baktereve nga jastëku. As rrathët e syve nuk krijohen me këtë pozicion./revistaclass

Tags: fytyregjumerrudha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Next Post
ZYRTARE/Gjiganti ‘Starbucks’ do të punësojë 10 mijë emigrantë nga 75 vende të botës

ZYRTARE/Gjiganti ‘Starbucks’ do të punësojë 10 mijë emigrantë nga 75 vende të botës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera