Reperi kanadez ka po të njëjtin tatuazh si e dashura e tij Rihanna, të bërë para një javë në kyçin e këmbës së saj. I njëjti tatuazh është vënë re në parakrahun e Drake ditën e premte, teksa ka qënë duke performuar në koncertin e tij të radhës në New Orleans, si pjesë e turneut “Summer Sixteen”. Nuk është e qartë se kur artisti i “Hotline Bling” e ka bërë këtë tatuazh por Rihanna e ka bërë atë 3 ditë më parë në Manhattan. Tatuazhet e ngjashme përflitet se janë frymëzuar nga një delfinë dhuratë që Drake ia ka bërë këngëtares së “We Found Love”, raporton “US Weekly”./topalbaniaradio