Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës? 01/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ja disa ushqime detoks që nuk duhet t’ju mungojnë

09/02/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja disa ushqime detoks që nuk duhet t’ju mungojnë

Nëse ndjen se ke marrë disa kile më shumë në dimër, ndoshta është momenti i detoksifikimit. Por nuk bëhet fjalë thjesht për heqjen e peshës, por të ndihmosh trupin të rigjenerohet dhe të marrë energjitë më të mira. Për këtë ka disa ushqime që kanë fuqi të madhe detoksifikues. Hapi i parë është eliminimi për pak kohë i alkollit, sheqernave dhe karbohidrateve të rafinuara dhe të bësh rregullisht një aktivitet fizik. Ja disa ushqime detoks që nuk duhet t’ju mungojnë:





Limoni
Është aleati më i mirë nëse dëshiron të çlironi toksinat. Niveli i lartë i vitaminës C ndikon në djegien e yndyrnave dhe pastrimin e trupit. Mund të përdoret me perimet, peshkun apo mishin, apo për t’i dhënë shije sallatës së frytave. Por idelae është ta shtrydhësh dhe ta pish në mëngjes me një gotë ujë, pa i shtuar sheqer.

Frutat e freskëta të stinës
Të mirat e frutave janë të pafundme, prandaj duhen konsumuar bashkë me perimet rreth 5 racione në ditë.


Ananasi
Mjaft i njohur për vetitë e tij diuretike dhe detoksifikuese. I pasur me vitamina B dhe C dhe kripërat minerale si magnezi. Mund të hahet i freskët ose në formën e lëngut të koncentruar.

Shega
I pasur me flavenoidë, dhe me mjaft fuqi antioksidante, si dhe me një numër vitaminash si A, C, E, acid folik dhe hekur. Simbol i mirëqënies dhe i fertilitetit.

Perimet me gjethe jeshile
Janë ideale në fakt të konsumohen siç janë, por për alternativë mund të gatuhen në avull ose ujë të nxehtë në kohën më të vogël të mundshme për të mos humbur substancat e mira. Klorofili në veçanti është i çmuar për detoksifikim të trupit, në veçanti të aparatit tretës.

Angjinarja
Është një aleat i shëndetit të mëlçisë, i pasur me yndyrna tipike të dimrit. Ajo përmban “cinarinë”, një substancë që lehtëson tretjen. Ai nuk kërkon gatim të veçantë, por është pak i mërzitshëm në pastrim për të hequr gjembat dhe gjethet. Por shija e tij të kompenson mundimin.

Mielli integral
Është më i preferuar se ai i rafinuar, i pasur me fibra dhe substanca antioksidante që rrisin metabolizmin dhe djegin yndyrnat.

Farat e linit
Të pasura me fibra dhe ndihmojnë në pastrimin e stomakut dhe zorrëve. Përmbajnë edhe Omega 3, acidet e vlefshme yndyrore, aleatë të një shëndeti të mirë dhe kanë efekt kundërmoshë.

Uji
Është substanca më e thjeshtë dhe thelbësore për të “larë” organizmin tonë të brendshëm, për të eleminuar lëngjet e tepërta dhe për të qënë të hidratuar. Është mirë të konsumohet sasi e madhe në mëngjes, dhe sidomos larg vakteve gjatë ditës./tch

Tags: detoxUshqime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Enada Hoxha e trishtuar: Të largohesh nga kjo sallë nuk është aspak e lehtë

Enada Hoxha e trishtuar: Të largohesh nga kjo sallë nuk është aspak e lehtë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera