Kim Kardashian ka mbërritur shëndoshë e mirë në Shtetet e Bashkuara, pasi u grabit, gjatë natës së sotme në Paris. Ajo ka marrë menjëherë avionin pasi foli me policinë vendase. Një burim pranë Kanye West ka thënë për People që Kim ishte e terrorizuar. Ajo i fliste si histerike Kanye. “Ai ka thënë që Kim ishte shumë e shqetësuar dhe iu deshën disa sekonda të kuptonte çfarë po i thoshte. Ai donte të shkonte te ajo sa më shpejt të mundej. Kanye i tha Kim-it që nuk donte t’ia dinte për bizhuteritë, ishte thjesht shumë mirënjohës që ajo ishte mirë”, transmeton “Class”. Kanye ndërpreu koncertin ku po këndonte sapo mësoi për rrëmbimin. Tani ata janë bashkë dhe policia po merret me vjedhjen.