Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku di të jetë mjaft serioz dhe i gatshëm kur vjen fjala për të ndihmuar. Shpesh ai ka ndihmuar pa rënë në sy, pa prezencën e kamerave dhe postimet nëpër rrjetet sociale. Këtë lajm e kanë bërë publik të afërmit e Andrea Bruqit, vogëlushit nga Durrësi. Ai është vetëm 8 vjeç dhe mësohet se sot është futur në sallën e operacionit dhe çdo shpenzim është hequr nga Bes Kallaku. I urojmë vogëlushit shërim sa më të shpejtë. / newsbomb.al