Këngëtarja e njohur Teuta Kurti, ka qëmdruar larg skenave për t’ju përkushtuar familjes së saj e çdo ditë e më shumë po tregon se ka një përkushtim të madh për fëmijët. Këtë ajo e ka shprehur shumë herë edhe me anë të rrjeteve sociale, duke treguar dashurinë e madhe që ka për ta, shkruan Kolona.al
E kësaj radhe ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet bashkë me vajzën e madhe, duke konsideruar atë si më të veçantën për të.
“Asgjë si dashuria e vajzës”, kështu ka shkruar Teuta Kurti, përbri fotos në Instagram.