Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Teze me fat”, motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël! 10/03/2026
Shtëpia e Rihannës qëllohet me armë! 09/03/2026
“Askush nuk interesohet për baletin apo operën”, komenti i Timothée Chalamet ndez një debat global në botën e artit! 09/03/2026
“Më përkëdhel edhe kur nuk e meritoj”: Rrëfimi i Anita Haradinajt për dashurinë dhe forcën e vërtetë të Ramushit 09/03/2026
Kylian Mbappé në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për futbollin! 09/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ja këshillat më të çmendura për të humbur peshë

28/07/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja këshillat më të çmendura për të humbur peshë

Edhe pse kanë qëllimin e mirë, këshillat për dobësim nuk janë gjithmonë të mira dhe shpesh çojnë deri te efekti i padëshiruar jo-jo.





Ushqimi i shëndetshëm, sporti dhe sasia e mjaftueshme e ujit të zakonshëm janë këshillat më të shpeshta me të cilat takohemi në artikujt për dieta dhe dobësim. Rruga deri tek linja e dobët është e gjatë dhe kërkon shumë durim dhe heqje dorë nga ushqimet. Megjithatë, nëpër botë janë përhapur dhe këshillat alternative të cilat premtojnë rezultate “brenda natës”, shkruan Tring. Ja çfarë bëjnë njerëzit për të humbur kilogramë:

Vanilja në vend të çokollatës – Modelet na këshillojnë që çdo herë kur na kap dëshira për ëmbël të marrim erë vaniljen. Pra, në vend të çokollatës me vete të keni gjithmonë një shishe të vockël me ekstrakt të vaniljes.


Madhësia e pjatës – Thuhet që hamë më pak nëse shmangim pjatat e mëdha. Dieta sonoma, për shembull, lejon diametrin maksimal të pjatës për drekë dhe darkë prej 23 centimetrash. Prapa këshillës qëndron logjika që në enë më të vogël mund të vendosim më pak ushqim, edhe pse përmbajta është më e rëndësishme se sasia. Hamburgeri i dyfishtë me majonezë dhe djathë qëndron edhe në pjatë të vogël!

Hudhra – Afrikanët kanë sajuar çaj natyral kundër trashjes i cili përbëhet nga sasitë e mëdha të hudhrës dhe një sasi më e vogël e xhenxhefilit. Çaji rrit temperaturën trupore, për ç’arsye vjen deri te djegia e sforcuar e kalorive.

Uthulla e mollës – Histeria rreth uthullës së mollës si mjet çudibërës për dobësim ngadalë është duke u qetësuar. Megjithatë, ende ekzistojnë pohimet që një gotë me ujë me uthull molle në mëngjes zgjidh problemin e trashjes, edhe pse nuk ka dëshmi konkrete. Kompanitë ndërkohë fitojnë nga shitja e tabletave nga uthulla e mollës.

Kafja dhe duhani – Duhanpirësit pohojnë që duhani redukton apetitin dhe që me ndërprerjen e tyre do të fillonin të hanin më shumë. Kur përcaktohen për dietë, një kombinim fitues e shohin në konsumimin e sforcuar të kafes dhe cigareve. Metoda nuk është e mirë, e as e shëndetshme.

Laksativët – Marrja me vetiniciativë e laksativëve për t’u dobësuar është e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Edhe pse vjen deri te zbrazja e zorrëve, nga organizmi njëkohësisht dalin edhe materiet e nevojshme për trupin si mineralet dhe elektrolitet, transmeton Koha.net. Abuzimi me laksativë mund të prishë balancën e metabolizmit dhe të çojë deri te sulmet më të shpeshta të urisë dhe problemet me tretje.

Copat e akullit – Metodë e cila nuk dëmton, por nga e cila nuk mund të priten rezultate të mëdha. Thithja e kubëzave të akullit redukton temperaturën trupore dhe për nxehje të sërishme trupit përdor energji shtesë, për ç’arsye vjen deri shpenzimi i sforcuar i kalorive.

Pastrimi i dhëmbëve – Pastrimi i dhëmbëve në vend të delikatesave dhe ëmbëlsirave është dyfish më efikas, sepse vepron pozitivisht në dhëmbë dhe vitalitet. Frymëmarrja e freskët me të vërtetë redukton dëshirën për çokollatë ose çips, por problemi është që ndjenja zgjat më së shumti gjysmë ore.// Klan Kosova

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Samanta mezi pret pushimet, ja si duket pa grim (Foto)

Samanta mezi pret pushimet, ja si duket pa grim (Foto)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera