Fjoralba Ponari është një prej prezantueseve më të dashura për publikun shqiptar. Ajo shpesh është aktive në rrjete sociale, ku publikon foto të ndryshme dhe realizon pyetësorë me ndjekësit.
Në njërin prej tyre e kanë pyetur nëse do të ketë një projekt tjetër përveç Portokallisë?
“A do kesh ndonjë projekt tjetër këtë sezon televiziv(përveç Portokallisë kuptohet)”?
Fjoralba ka rrëfyer se do të zhvillojë një tjetër iniciativë pas kamerave, me miqtë e saj, dhe i duhet shumë përkushtim dhe energji. Përsa i përket ekranit, do t’i dedikohet vetëm Portokallisë.
“Jo, gjasat janë shumë të mëdha që këtë sezon do jem e angazhuar vetëm me Portokallinë në televizion, sepse përtej kamerave kemi marrë një iniciativë bashkë me miqtë e mi që është në funksion të njerëzve që kërkon shumë energji, shumë përkushtim, do ta ndajmë gjithë rrugëtimin me ju,” ka thënë Fjoralba.









