Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Ja kush është influencuesi më i suksesshëm në botë, pasuria e tij arrin mbi 80 milionë dollarë!

29/10/2023
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja kush është influencuesi më i suksesshëm në botë, pasuria e tij arrin mbi 80 milionë dollarë!

Jimmy Donaldson ose ndryshe MrBeast, është krijuesi digjital më i suksesshëm në vitin 2023, sipas  një analize të bërë së fundmi nga “Forbes”. Fitimet e tij arrijnë në 82 milionë dollarë.





Të dytët në listë janë Rhett & Link me 35 milionë dollarë, i ndjekur nga PrestonPlayz dhe Ryan Kaji me të njëjtën shumë, ndërsa në vendin e pestë është Jake Paul me 34 milionë dollarë fitime.

10 më të suksesshmit e parë janë meshkujt, femra e parë gjendet vetëm në vendin e 11-të dhe është tiktokerja dhe YouTuber-ja  e njohur Charli D’Amelio. Së bashku me të, në listë janë edhe Emma Chamberlain, Alexandra Cooper, Huda Katan dhe Bailey Sarian.


MrBeast është YouTuber-i  më i ndjekur sot me mbi 200 milionë ndjekës.

Ai publikoi videon e tij të parë në YouTube kur ishte vetëm 13-vjeç, në shkurt të vitit 2012. Vitet e para, ai u përpoq të mposhtte algoritmin e platformës për të mbledhur sa më shumë abonentë dhe shikime, por në të vërtetë fillimisht dështoi.

Në fillim ai luajti video-lojën e njohur Minecraft, më pas Call of Duty, më pas u përpoq të vlerësonte fatin e YouTuber-ve të tjerë dhe të komentonte situatat dramatike në të cilat u gjendën krijuesit e tjerë. Më pas ai dilte rrallë para kamerës. Ai arriti të mbledhë disa shikime duke u tallur me krijues të tjerë në vitin 2016 dhe në atë kohë ai kishte tashmë rreth 30.000 persona të abonuar.

Ai gjithashtu u regjistrua në kolegj në atë kohë, por zgjati vetëm dy javë para se ta braktiste, duke i thënë nënës së tij: “Më mirë të jem i varfër sesa të bëj asgjë përveç YouTube”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Rita Ora u fotografua me tenistin serb dhe rrjeti shpërtheu!

Rita Ora u fotografua me tenistin serb dhe rrjeti shpërtheu!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera