Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja kush i zhvesh nudo Elvana Gjatën dhe Enca Haxhian

10/09/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja kush i zhvesh nudo Elvana Gjatën dhe Enca Haxhian

David Paul Larson është fotografi me famë në New York, i cili do të rikthejë Elvana Gjatën në vëmendjen e publikut me një set fotosh të nxehta. Këngëtarja ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pozuar para fotografit të kompanive më të mëdha të modës, i cili shquhet për nudot e mrekullueshme artistike. Në profilin e saj zyrtar në Instagram, Elvana postoi një prej fotove bust, ku flet për rikthimin e saj në këtë mënyrë, që do t’i paraprijë dhe publikimit të këngëve të saj të reja këtë fundvit.elvana-gjataPor ndërkohë që Elvana po bën këtë rikthim strategjik dhe me klas, duke u zhveshur për karrierën, ndryshe ka ndodhur me një nga këngëtaret më të përfolura së fundi, Enca Haxhian. Pak ditë më parë, emri i saj ishte argumenti më i nxehtë i portaleve për shkak se rreth një vit pasi Enca publikoi këngën “Soul Killa”, ku në një nga skenat e klipit ajo shfaqej nudo në vaskë, ka dalë një nga momentet e sikletshme gjatë xhirimeve. Ishte faqja në Instagram “Vipat e Bllokut” që publikoi një pjesë nga prapaskenat e xhirimit të kësaj skene, në të cilën Encës i ndërpritet muzika, por mimika e fytyrës së saj duket komike. enca1Pati shumë hamendësime se kush mund të ishte personi që e kishte tradhtuar Encën duke i nxjerrë nga arkiva momente xhirimesh që ajo nuk do të donte, por mes komentuesve pati nga ata që hidhnin idenë se këtë e ka bërë vetë ajo për pak vëmendje. Zhveshja për karrierë apo ngacmimi i fantazisë së publikut me skena apo foto është një nga strategjitë e Encës, e cila arriti famën si këngëtare në një kohë shumë të shkurtër. Por ç’po ndodh me jetën e secilës këngëtare, të cilat e kanë nisur vjeshtën me provokime artistike? Të gjithë folën për “zhdukjen” nga qarkullimi të Elvana Gjatës, dhe anulimin e të gjitha koncerteve verore, duke aluduar se ajo ishte shtatzënë. Por nuk u desh shumë kohë të kuptohej se e gjitha kjo ishte një thashethemnajë e madhe, dhe se 29-vjeçarja thjesht ka dashur të grumbullojë energjitë për një rikthim të fuqishëm pas klipit “Njësoj”. Ndërsa Enca, përveç lajmit se është ndarë nga i dashuri me të cilin postoi disa foto të padeshifrueshme mirë gjatë verës, ka hyrë së fundi në kontradikta të forta me bashkëpunëtorin më të afërt në muzikë, Noizy-n. Ata u konfliktuan për autorësinë e hitit veror “Bow Down”, pas arritjes së 30 milionë klikimeve në YouTube. /Panorama






Tags: Elvanaencazhveshur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Modelja i nxjerr të gjitha, nuk lë vend për imagjinatë

Modelja i nxjerr të gjitha, nuk lë vend për imagjinatë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera