Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja kush ishin fituesit dhe humbësit e këtij sezoni turistik

12/08/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja kush ishin fituesit dhe humbësit e këtij sezoni turistik

Frika prej sulmeve terroriste apo pasiguria politike i shtyn shumë turistë t’i shmangen Turqisë si destinacion turistik. Prej kësaj përfitojnë vende të tjera.





Shumë turistë po u shmangen destinacioneve të dikurshme të preferuara në Turqi. Në muajin qershor – pra përpara përpjekjes së dështuar për grusht shteti – në Turqi kanë shkuar vetëm 2.4 milionë turistë të huaj, gati 41 për qind më pak se muajin e kaluar.
Vende të tjera po përfitojnë. Kështu Spanja po përjeton një bum të vërtetë. Edhe Ishujt Kanare, në fakt një destinacion klasik për periudhën e dimrit, kanë regjistruar në gjysmën e parë të vitit një rritje prej 13 për qind. Në Spanjë prenotimet janë rritur me njëmbëdhjetë për qind. Majorka dhe ishujt e tjerë të Baleareve kanë shënuar një rritje prej katër për qind. Fakti që rritja atje nuk është më e lartë, ka të bëjë me arritjen e kapaciteteve.

Edhe Italia pret gjithashtu një verë rekord – kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës brenda vendit. Sipas vlerësimeve të Shoqatës së Hotelerisë Federalberghi rreth 33.3 milionë turistë italianë duan ta kalojnë verën në Itali, një shifër kjo 9.5 për qind më shumë se vitin e kaluar.


Përveç Italisë dhe Spanjës në radhën e fituesve janë edhe Greqia, Portugalia dhe Bullgaria. Greqia pret një rekord deri në 27 milionë turistë nga jashtë. Bullgaria ka shënuar sipas Ministrisë Turizmit në gjysmën e parë të vitit numrin më të madh të turistëve që prej dhjetë vjetësh. Vetëm nga Gjermania aty kanë shkuar 62 për qind më shumë turistë në muajin qershor. Për Portugalinë, numri i rezervimeve nga Gjermania shënoi në fund të qershorit një rritje prej 17 për qind.

Edhe në Gjermani numri i vizitorëve dhe i turistëve nga brenda dhe jashtë vendit është rritur në gjysmën e parë të vitit me tre për qind. Nëse veprat e dhunshme në Vyrcburg, Mynih dhe Ansbah kanë pasur pasoja, kjo nuk mund të thuhet deri tani, sepse ato ndodhën në korrik. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për anulime udhëtimesh nga ana e turstiëve të huaj, njofton organizata DZT /GNTB që është përgjegjse për marketingun e Gjermanisë si destinacion turistik. /DW.de

3

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
Jorida Rustemi, nënë për herë të dytë

Jorida Rustemi, nënë për herë të dytë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera