Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit 31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur” 31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja kush janë 10 femrat më të bukura në botë ndër vite

29/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja kush janë 10 femrat më të bukura në botë ndër vite

Femrat e renditura si më të bukura, nuk janë ‘gjykuar’ vetëm nga ky aspekt. Përveç fizikut perfekt, kanë një karrierë shumë të suksesshme në botën e showbizit.





1. Deepika Padukone është jo vetëm një nga femrat më të bukura në botë, por gjithashtu më e paguara e Bollywoodit. Konsiderohet e bukur dhe me shumë stil në vendlindjen e saj, Indi. Është bërë imazh për shumë marka të njohura, sepse sigurisht kush nuk do të donte të përfaqësohej nga një bukuri e tillë.


2. Candice Swanepoel më së shumti është e njohur si një nga ëngjëjt kryesorë të ‘Victoria’s Secret’. Është pjesë e kësaj liste sepse përveç linjave të saj perfekte dhe tiparet e theksuara bjonde, gjithashtu është një nga modelet më të paguara, sipas Forbes.

3. Taylor Swift nuk është e bukur vetëm në shpirt, por dhe në pamjen e saj fizike. Konsiderohet si një nga femrat më të pëlqyera në showbiz dhe ka kompozuar këngë që i përshtaten shumë vajzave dhe grave kudo. Është shumë e dedikuar mbas fansave të saj dhe sigurisht këngët e saj i dëgjon kudo. Pra siç mund ta kuptoni, Taylor është në këtë listë jo vetëm për bukurinë e saj, por dhe për arritjet.

4. Katherine Elizabeth Upton është bërë shumë e njohur në shumë pak kohë. Kate me të vërtetë është e mrekullueshme, me forma trupore dhe me sy rrëzëllitës, tipare këto që e bëjnë të dallohet nga të tjerat. Kjo nuk është hera e parë që është pjesë e listave të tilla. Që e vogël e ka ditur që modelingu ka qenë rruga e duhur për të dhe ka pasur shumë të drejtë.

5. Shailene Woodley që pas rolit në Divergent ka pasur një ngritje në karrierën e saj, duke marrë pjesë dhe në shumë filma të tjerë. Është konsideruar si fytyra e së ardhmes dhe një definicion i bukurisë. Ka marrë shumë çmime për rolet që ka marrë pjesë dhe ajo që mund të themi për Shailene është që do e shihni më shpesh në të ardhmen.

6. Charlize Theron ka pasur një drejtim krejt ndryshe pasi ëndrra e saj ishte të bëhej një balerinë, por hoqi dorë dhe vendosi të zhvendosej në Los Angeles. Fillimi ishte pak i vështirë për të, por kjo nuk zgjati për shumë gjatë pasi aktorja 40-vjeçare pati famë të menjëhershme dhe kjo falë talentit dhe bukurisë së saj.

7. Alexandra Daddario është një modele dhe aktore e lindur, e cila ka marrë pjesë në disa filma me aktorë shumë të njohur. Alexandra ka treguar se nuk është thjesht një femër e bukur por dhe shumë e talentuar, duke iu futur kështu dhe tregut muzikor.

8. Cate Blanchett, një bukuri australiane që nuk mungon asnjëherë në lista të tilla çdo vit. Përveç bukurisë gjithashtu është një aktore e talentuar, e cila në moshën 46 vjeçare vazhdon të jetë një nga femrat më të bukura në botë.

9. Aishwarya Rai e filloi karrierën e saj duke marrë pjesë në ‘Miss World 1994’ që sigurisht e fitoi. Pas kësaj fitoreje dyert e saj u hapën në industrinë e filmave të Bollywood. Pas kësaj ka marrë pjesë dhe në disa reklama të ndryshme dhe është listuar nga shumë revista si një ndër femrat më të bukura.

10. Scarlett Johanson fillimisht erdhi në showbiz si modele, këngëtare dhe më pas si aktore. I është dhënë mundësia të punojë me producentë shumë të njohur që në një moshë shumë të vogël duke shprehur kështu talentin e saj. Ndër vite tashmë jemi mësuar ta shohim të kryesojë listat e femrave më të bukura.

Tags: Botefemerfemrat me te bukura ne botelistender vite
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!
Breaking News

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje!

31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!
Breaking News

“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum!

31/01/2026
Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit
Breaking News

Ndarja nga jeta e aktores së “Home Alone”, reagimi prekës i Kevinit

31/01/2026
Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”
Breaking News

Selin bën rrëfimin e papritur: “Babi ka bërë një gabim… nuk e di nëse mami e ka falur”

31/01/2026
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
Next Post
Ju kapin dhimbjet e stomakut? Ja çfarë mund të bëni në kushte shtëpie

Ju kapin dhimbjet e stomakut? Ja çfarë mund të bëni në kushte shtëpie








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera