Ndonëse ka kaluar një javë kur ajo u shpall fituese e spektalit ” Your Face Sounds Familiar”, ku interpretoi këngëtaren e madhe franceze Edith Piaf, Rozana Radi vazhdon të marrë vlerësime pozitive për këtë performancë. Një mesazh të tillë e ka marrë edhe sot në mëngjes nga një mikeshë e saj artiste, që e bëjnë Rozin të ndihet e vlerësuar dhe të punojë akoma më shumë.
“U zgjova me këtë mesazh nga një mike artiste. Ma zbukurove ditën o Blerina Matraku, të rrallë janë artistët që komplimentojnë kolegët kaq sinqerisht”.









