Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV 22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë 22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…” 22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj!  22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips 22/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja nga çfarë frikësohen njerëzit sipas shenjës së horoskopit

23/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja nga çfarë frikësohen njerëzit sipas shenjës së horoskopit

DASHI KA FRIKË NGA HUMBJA E NJERËZVE





Me kokëfortësinë e tij që çdo gjë të bëhet sipas qejfit të tij, Dashi shpesh nuk sheh se i ofendon të tjerët me sjelljen e vet. Vetëm pasi miqtë e braktisin, ai kupton se ka gabuar diku. Humbja e njerëzve të dashur për të është shumë e vështirë.

DEMI KA FRIKË NGA JOSTABILITETI FINANCIAR


Pjesëtarët e kësaj shenje preferojnë rehatinë dhe kënaqësinë me gjëra të thjeshta – me ushqim, shoqëri, dhe me çdo gjë që krijon atmosferë të ngrohtë. Për të qenë të relaksuar, ata duhet të ndihen të sigurt në aspektin financiar, prandaj kuletën e tyre nuk e hapin për gjithçka, si dhe nuk hyjnë borxh.

BINJAKËT KANË FRIKË NGA MARRJA E VENDIMEVE

Frika më e madhe e kësaj shenje është kur i duhet të marrë ndonjë vendim. Pa marrë parasysh sa mund të përgatiten, ata nuk janë në gjendje që të vendosin deri në momentin e fundit. Vendimet i hutojnë, prandaj më me qejf presin deri sa s’bën më.

GAFORRJA FRIKËSOHET NGA LARGIMI NGA SHTËPIA

Pjesëtarët e kësaj shenje më shumë se gjithçka preferojnë sigurinë dhe rehatinë në rrethin e tyre privat. Aty askush nuk mund t’i lëndojë, si dhe çdo gjë e kanë të njohur. Por, ky izolim nuk është i mirë për ta. Ata duhet të shkojnë në vendet ku nuk kanë qenë më parë, për të parë se ndjenja e lirisë nuk ka të bëjë me ambientin e jashtëm, por më shumë me atë që ke në kokë.

LUANI KA FRIKË NGA INJORIMI

Për t’u ndier mirë, Luanit i duhet që ta ketë ndjenjën që të tjerët e përjetojnë dhe e vërejnë. Më shumë se gjithçka, Luani ka frikë që të tjerët do ta injorojnë. Për fat, pjesë- tarët e kësaj shenje janë mbresëlënës me oratori, apo edhe me veshje.

VIRGJËRESHA KA FRIKË NGA MUNGESA E PËRSOSMËRISË

Cilado qoftë formë e mospërsosmërisë do ta nxjerrë nga takti këtë shenjë të horoskopit, qoftë derdhja e pijes, apo ndonjë shaka e keqe. Reagimi i saj tregon se ajo ka frikë nga të metat e veta, të cilat ka frikë t’i shfaqë para të tjerëve.

PESHORJA KA FRIKË SE DO TË MBETET VETËM

Pjesëtarët e kësaj shenje shpesh mendojnë rreth asaj se mos po iu duhet që ta kalojnë jetën në vetmi, gjë që i frikëson tepër. Meshkujt e kësaj shenje janë monogamistë seriozë, e shpesh edhe bien në depresion.

AKREPI KA FRIKË NGA INTIMITETI

Kjo shenjë e errët dhe komplekse thellë në vete është e brishtë, por këtë nuk e shprehë. Frika nga intimiteti shkakton më pas frikën nga braktisja dhe frika nga humbja e identitetit personal në lidhje. Për këtë shkak shpesh i tërheqin partnerët, për t’i dëbuar më pas qoftë me tradhti, apo me ftohtësi emocionale.

SHIGJETARI KA FRIKË NGA AMBIENTET E MBYLLURA

Pjesëtarët e kësaj shenje e kanë hulumtimin në gjak, sikur edhe lirinë dhe mundësitë e shumta. Gati secili prej tyre vuan nga klaustrofobia në një masë të caktuar.

BRICJAPI KA FRIKË NGA DËSHTIMI

Pjesëtarët e kësaj shenje janë të dhënë pas punës, prandaj ata me shumë mund e ndërtojnë rrugën e tyre profesionale. Por, ana tjetër e kësaj medalje fsheh një frikë të thellë nga dështimi.

UJORI KA FRIKË NGA ROBËRIA INTELEKTUALE

Krejt ajo që mund t’i futë në një kallëp me rregulla të caktuara, i çmend pjesëtarët e kësaj shenje. Ata në një rast të tillë ndihen sikur peshku në të thatë. Për këtë shkak, ata evitojnë punën në institucione të mëdha, meqë nuk mund të përshtaten me vetëdijen kolektive.

PESHQIT KANË FRIKË NGA PËRGJEGJËSIA

Peshqit janë Piter Pani i zodiakut, të humbur në idealet e botës së tyre, ku nuk kanë nevojë kurrë të rriten dhe të marrin përgjegjësi. Edhe pse për nga natyra janë të talentuar dhe kreativë, Peshqit shpesh nuk e shohin botën ashtu si është dhe nuk janë të aftë që të merren me përgjegjësitë e përditshme./gazetaexpress

Tags: analizefrika e tyreshenjat e horoskopit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV
Breaking News

“Je në sfond duke…”/ Jul Deda rrëfen momentin kur u kap duke shkelur rregullat në BBV

22/12/2025
Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë
Breaking News

Vdekja e Shemsit, policia jep detaje për rastin e rëndë

22/12/2025
Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”
Breaking News

Familja e Fjolla Morinës reagon pas situatave në BBVK: “Ajo nuk është…”

22/12/2025
Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 
Breaking News

Roza thyen heshtjen për ndarjen nga Xhonatani, në mënyrën e saj! 

22/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips
Breaking News

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips

22/12/2025
Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!
Breaking News

Vanille Caviar: Drita që lind nga errësira e vaniljes!

21/12/2025
Next Post
Anjeza Shabani në gjykatë: Jam mirë! “Bravo bab, e fortë të bëhesh” (VIDEO)

Anjeza Shabani në gjykatë: Jam mirë! "Bravo bab, e fortë të bëhesh" (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera