Aktori Brian Austin Green dhe kërcimtarja profesioniste Sharna Burgess janë bërë prindër për herë të pare së bashku. Çifti kanë mirëpritur një djalë. Lajmin e ka bërë të ditur Sharna me anë të një postimi në Instagram.
Dyshja i kanë vendosur të voglit emrin Zane Walker. “Zemra ime tani është përgjithmonë jashtë trupit tim”, ka shkruar ajo.
Ardhja e vogëlushit shënon fëmijën e parë për Burgess, 37 vjeç, dhe të pestin për Green, 48.









