Studimi i fundit ka rrëzuar një teori gati 10-vjeçare. Një studim i bërë së fundmi ka treguar që konsumimi i kafesë nuk ka asnjë efekt negativ. Për një periudhë të gjatë është menduar se kafeja shkakton kancer, por kjo gjë është hedhur poshtë nga Organizata Botërore e Shëndetit. Një panel prej 23 shkencëtarësh kanë bërë më shumë se 1000 studime për të vërtetuar se konsumimi i saj nuk shkakton asnjë efekt negativ. New York Times ka treguar rezultatet e këtij projekti i cili është bërë duke vëzhguar dhe analizuar njerëz në jetën e përditshme dhe jo në laborator. Gjithashtu studiuesit kanë shtuar se çdo pije që mund të konsumoni, nuk duhet ta konsumi tepër të nxehtë, sepse faktikisht është temperatura e pijes ajo që mund t’iu shkaktojë probleme dhe jo pija konkretisht.