Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale 06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës 06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija 06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem… 06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës! 06/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja pse është e vështirë të biesh në peshë

05/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja pse është e vështirë të biesh në peshë

Ndryshimi i stinëve, dhe heqja e veshjeve të trasha na nxjerr në pah edhe kilogramët që mund të kemi marrë gjatë jetës sedentare të dimrit. Në pamje të parë të humbësh peshë nuk është shumë e komplikuar.





Por në fakt është e vështirë të biesh në peshë, por pse? Ja disa arsye:

“Set Point”
Trupi ynë përbëhet nga masa e shëndoshë dhe ajo e dobët (muskujt). Set point, në shqip një pikë fikse, është ekuilibri që vendoset mes këtyre dy masave dhe është e ndryshme për secilin prej nesh. Tek të shëndetshmit është fryt i ushqimit gjatë viteve, edhe pse pika e nisjes është se sa kemi qënë të dobët apo të shëndoshë në fëmijëri apo pubertet.


Është pikërisht ky motivi që në veçanti duhet luftuar obeziteti dhe mbipesha tek fëmijët dhe adoleshentët. Një trup ku qelizat dhjamore janë të numërta do të ketë më shumë vështirësi të jetë në formë, krahasuar me fizikun ku janë më të pakta në numër.

Trupi ka memorie
Evolucioni i ka mësuar organizmit tonë të mbrohet në mungesën e ushqimit. Dikur ka qënë mjaft e vështirë të siguroje ushqimin, dhe trupi mësoi të krijonte atë rezervën për tu përdorur në periudhën kur kemi qënë “të dobët”.

Ndërsa sot ndodh e njëjta gjë, por kur hamë më shumë nuk e vëmë në funksion yndyrën e magazinuar për të qënë gati në periudhë urie, që sot vështirë se mund të ndodhë. Për fat të keq nuk ka një mekanizëm për të eleminuar rezervat që kemi shtesë. Kur trupi jonë stabilizohet në një farë raporti dhjam/muskul (pra, set point), do e kemi më të lehtë të heqim yndyrën që është mbi këtë vlerë.

Por të zbresësh vlerën e set point është më e zhbalancuar drejt dhjamit, duke e bërë më të vështirë pasi në një farë kuptimi trupi e kujton dhe kërkon ta rifitojë. Është ky motivi që pas një diete përfundon sërish në pikën e nisjes. Prandaj, me kalimin e kohës dhe durim duhet ndërtuar një memorie e re e trupit, më ‘e dobët’.

Të humbësh peshë nuk do të thotë të humbësh kalori
Kur ndjekim një dietë, sidomos nëse bëhet fjalë për një regjim ‘drastik’, që na premton të humbim shumë kile në pak kohë, zakonisht çon në humbjen e lëngjeve, që rifitohen në shumë pak kohë pa prekur masën e dhjamit.

Për të djegur kaloritë më efikase janë ushtrimet fizike të shoqëruara me një ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar.

Dobësohesh me kokë
Ndjesia e urisë është mekanizmi me të cilin truri na bën të ditur se na ‘është harxhuar karburanti’ për të cilin ka nevojë të funksionojë. Dëshira për ushqime të caktuara, gjeneron nga sistemi limbik, qëndra e kënaqësisë e trurit tonë. Kjo ndodh sepse disa ushqime kanë fuqinë e ngushëllimit dhe kënaqësisë që plotëson nevojat tona për të mbijetuar. Për fat të keq të kesh kaq shumë ushqime të larmishme në dispozicon të stimulon edhe më shumë sistemin limbik dhe të hamë pa fund.

Çfarë duhet të bëjmë?
Si fillim, shmangni dietat që premtojnë mrekulli. Harrojeni se mund të humbisni 7 kg në 7 ditë. Një rezultat i mirë, është ajo i heqjes së një kilogrami në javë. Por për dietën e duhur ka nevojë për konsulencë mjekësore që na thotë se si dhe sa duhet të hamë pasi të jetë analizuar indeksi i masës trupore (BMI), metabolizmi dhe stili jonë i jetesës. Ajo që mund të bëjmë ne vetë, nëse duam të humbasim 4 apo 5 kile është të shmangim sheqernat e tepërta, si ëmbëlsirat dhe të heqim dorë nga alkooli dhe aperitivët. Përveç kësaj duhet të lëvizim më shumë, të paktën gjysëm ore aktivitet fizik në ditë./tch

Tags: bie ne pesheshendet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale
Breaking News

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale

06/01/2026
“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës
Breaking News

“Ta kam lakmi burrin”/ Komenti për Luizin që shkaktoi reagimin epik të Kiarës

06/01/2026
Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija
Breaking News

Fjolla Morina u largua papritur nga shtëpia e BBVK, reagon e bija

06/01/2026
Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem…
Breaking News

Miri s’i ndal ngacmimet me Selin, reagon gruaja e tij: Po ndihem…

06/01/2026
“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës!
Breaking News

“Edhe unë kam akne”, gocat e njohura në mbështetje të Stelinës!

06/01/2026
Puthja e parë në BBV5, (nuk) na habiti!
Breaking News

Puthja e parë në BBV5, (nuk) na habiti!

06/01/2026
Next Post
“Si ta quaj këtë dashuri”, Kushi përplas makinën e Arnav, ja çfarë do ndodhë nesër

"Si ta quaj këtë dashuri", Kushi përplas makinën e Arnav, ja çfarë do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera