Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live 29/12/2025
I biri refuzoi takimin në BBV, babai i Malit shpërthen: “Unë e kam bërë yll” 29/12/2025
Brigitte Bardot postoi një amanet të fundit në Instagramin e saj një ditë para se të ndahej nga jeta 29/12/2025
Gjesti reagon për herë të parë pas vdekjes së vëllait dhe zbulon kur do të rikthehet në muzikë 29/12/2025
Nëse ende s’i ke zgjedhur dhuratat e Vitit të Ri, Maison de Parfum ka disa ide për ty! 29/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ja pse femrat bërtasin kur kryejnë marrëdhënie

11/02/2016
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja pse femrat bërtasin kur kryejnë marrëdhënie

Gjatë seksit femrat lëshojnë shpesh zëra të lartë. Arsyeja është kënaqësia?

Edhe po, edhe jo. Studimi i publikuar në revistën “Archives of Sexual Behavior”, tregon se ato në realitet ata janë zëra të pakontrolluar dhe manipulues për meshkujt. Femrat kanë kuptuar se kur ato bërtasini bën meshkujt të ndihen më mirë.





Kur dëgjoni një performancë vokale të një femre gjatë orgazmës, ndoshta mund të bëheni xheloz për gjithë këtë pasion të brendshëm. Por kërkimet tregojnë se britmat e kënaqësisë te femrat janë ekuivalente me komplimentet e meshkujve. Për to është njëlloj si një frazë “dukesh bukur me këto xhinse”.

Studiuesit amerikanë Gayle Brewer dhe Colin Hendrie kanë anketuar 71 femra, të moshave nga 18 deri në 48 vjeç, të cilave u është kërkuar të përcaktojnë si të vokalizojnë orgazmën e tyre dhe pse e bëjnë atë, nëse nuk kanë arritur ende kulmin e kënaqësisë. “Është e ditur se femrat me anë të vetëdijes vokalizojnë gjatë marrëdhënies në mënyrë që të ngacmojnë meshkujt”, – ka thënë Brewer.


Femrat nxitojnë

Edhe pse në artikullin e Brewer dhe Hendrie përdoret shprehja “manipulimi femëror i shërben sjelljes së mashkullit”, kjo nuk do të thotë se femrat dëshirojnë të shpërblehen ose të paguhen për entuziazmin e tyre (p.sh. me vathë diamanti). Femrat me anë të britmave i nxisin meshkujt që të arrijnë më shpejtë kulmin, kur marrëdhënia e tyre është e mërzitshme, kur janë të lodhur, nervozë ose thjesht: kur nuk kanë kohë.

Me fjalë të tjera, femrat e përjetojnë marrëdhënien seksuale në mënyrë të zhurmshme edhe atëherë kur nuk janë edhe aq shumë të eksituar. Ndërsa në rastet kur ato janë shumë të eksituar dhe kur orgazma është e vërtetë, sikur gjatë seksit oral, orgazma do të jetë relativisht e qetë. Kësaj do t’i shërbente shprehja, “sa më e fortë, aq më e qetë”.

Bërtitja dhe piskama janë taktika me anë të të cilave femra e eksiton mashkullin, megjithatë përmes tyre ajo dëshiron edhe ta komplimentojë atë.

Rolet e mësuara

“Për femrat është e rëndësishme që mashkulli të ndjehet i sigurt dhe me reaksionet e zhurmshme pasi forcon vetëbesimin e tij’, – thotë Brewer. Diçka e tillë nuk është e panjohur për profesoreshën e psikologjisë pranë Universitetit të Kansasit, Charlene Muehlenhard. Në studimin “Orgazmat e rrejshme të meshkujve dhe femrave”, të cilin e ka botuar në revistën “Journal of Sex Research”, ajo pohon se meshkujt dhe femrat gjatë seksit ndjekin rolet e skenarit të pashkruar: “Mashkulli duhet që ta çojë femrën deri te orgazma, sepse kjo tregon kualitetin e punës së tij’.

Meqenëse femra nuk mund të ejakulojë, meshkujt duhet të bazohen te disa shenja të tjera, në mënyrë që ta dinë se e kanë kryer me sukses punën e tyre.

“Ne jemi krijesa biologjike. Është vështirë të kuptohen arsyet biologjike të prodhimit të zhurmës gjatë seksit, por duhet të tentojmë ta bëjmë këtë duke studiuar sjelljen seksuale të kafshëve”, ka thënë Muehlenhard.

Fatkeqësisht, socializimi nuk do të thotë se leksionet që i mësojmë janë të sakta. Hulumtimet tregojnë se meshkujt dhe femrat mendojnë se e dinë se çfarë dëshiron gjinia e kundërt, ndërsa shumë shpesh gabojnë për këtë dhe prandaj e gënjejnë njëri-tjetrin. /Gazeta Express

Tags: britmakenaqesiSeks
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Skandali seksual, prezantuesja iraniane denoncon shefin e saj

Skandali seksual, prezantuesja iraniane denoncon shefin e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera