Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Luftoi gjatë me kancerin e gjirit, ndahet nga jeta gazetarja Rezarta Reçi! 01/02/2026
“Të dua”, Bes Kallaku konfirmon lidhjen e re! 01/02/2026
Luana Vjollca shkëlqen në “Dubai Mall Fashion Festival“! 01/02/2026
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj fshijnë njëri-tjetrin nga Instagrami, rikthehen dyshimet për ndarje! 31/01/2026
“Happy girls in La La Land” miqësia e dy vajzave shqiptare në Instagramin e Heidi Klum! 31/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Ja pse ju dridhet syri dhe si ta largoni

11/10/2017
in Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja pse ju dridhet syri dhe si ta largoni

“Në thelb është një mbistimulim i muskujve të syrit”, thotë Donny Suh, profesor i asociuar në Institutin e Syrit të Truhlsen në Universitetin e Nebraskës në Qendrën Mjekësore në Omaha. Ky mbistimulim rezulton në një tkurrje të pavullnetshme të muskujve, gjë e cila manifestohet si një dridhje e vogël në sy. Ja çfarë duhet të dini rreth dridhjes së syve dhe çfarë mund të bëni për ta bërë të largohet.





Çfarë e shkakton dridhjen e syve

Ka disa shkaqe të mundshme të dridhjes së syve dhe shumica e tyre janë lehtësisht të korrigjueshme. Dy nga më të zakonshmet? Stresi dhe mungesa e gjumit. Shumë kafeinë, alkool ose nikotinë mund të çojnë gjithashtu në dridhje të syve.


Një dridhje e syve mund të shkaktohet edhe nga sy të thatë, që mund të shkaktohet nga një numër faktorësh të ndryshëm. “Kjo mund të [shkaktohet] nga një sëmundje autoimune, por më shpesh ndodh me plakjen ose medikamentet”, thotë Dr. Suh. Antihistaminat, antidepresantët, dhe ato për lirimin e hundëve janë fajtorët më të zakonshëm.

Dridhja e syve mund të jetë gjithashtu një simptomë e kushteve të caktuara të syrit, duke përfshirë glaukomën, blefaritin (inflamimin e qepallave), uveitën (një lloj tjetër inflamimi në sy) ose konsumim i kornesë.

Kur të shkoni tek mjeku

“Dridhjet zakonisht janë beninje dhe duhet të zgjasin vetëm disa javë”, thotë Dr. Suh, duke shtuar se një dridhje e vazhdueshme e syve mund të çojë në më shumë ankth, gjë që e pengon atë të largohet. “Problemi është se sapo të zhvilloni këto dridhje, ato kanë prirjen të shkaktojnë një rreth vicioz”.

Sidoqoftë, nëse një dridhje e syve zgjat për një kohë të gjatë, ose nëse keni pamje të dyfishtë, ose kontraktime të fytyrës jashtë qepallës, Dr. Suh rekomandon që të shikoni një specialist menjëherë. Në raste shumë të rralla, dridhja e syrit mund të jetë një shenjë e hershme e një gjendjeje më serioze, duke përfshirë paralizën Bell, sklerozën e shumëfishtë (MS) ose sindromën Tourette. / Bota.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 
Këshilla

Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 

11/09/2025
7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!
Këshilla

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

27/08/2025
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)
Këshilla

10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

24/08/2025
Next Post
Maratona e Tiranës, ja personazhet e njohur që do të marrin pjesë

Maratona e Tiranës, ja personazhet e njohur që do të marrin pjesë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera