Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori! 23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV  23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë! 23/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë! 23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont! 23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja pse leximi ju bën të lumtur

03/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja pse leximi ju bën të lumtur

Lajmi i mirë është se të lexosh të bën të lumtur. Por ndërkohë që leximi bëhet gjithnjë e më shumë fragmentar, e që më shumë se sa me paragrafë apo kapituj, përbëhet nga statuse online apo hashtag, shtohen kërkimet e studimet që tregojnë gjithë përfitimet që vijnë nga leximi i një libri. Leximi ndryshon në mënyrë të thellë funksionimin e trurit. Në veçanti, ata që lexojnë romane zhvillojnë një nivel ndjeshmërie më të lartë, cilësi që është vënë re te fëmijët (në të kundërt, ata që shikojnë televizor për një kohë të gjatë, janë më të mbyllur në vetvete). Jo rastësisht praktika e biblioterapisë është në gjendje të kurojë disa çrregullime emocionale. Ceridwen Dovey, në një artikull për The New Yorker, shpjegon se si na ndihmon leximi…në 10 pikat e mëposhtme.





1.Dikush ju dëgjon
Biblioteraupeuti ju dëgjon. Një nga kënaqësitë më të mëdha të leximit është ndarja e emocioneve e ndjesive të provuara në faqet e librit me dikë që është vërtet i interesuar në atë që keni lexuar.

2.Përballja me veten
Midis lexuesit dhe librit lind një dialog i heshtur, ku përfitimi është reciprok. Lexuesi reflekton mbi veten, ndërkohë që përjeton ngjarjet e personazheve në libër.


3.Spiritualitet i thjeshtë, por jo banal
Shpesh, temat që lidhen me shpirtin trajtohen me terma shumë fisnikë, ose në anën tjetër, në nivele metafizike ose predikuese. Të lexosh emocionet e tua në një libër do të thotë t’i shikosh ato nga perspektiva të ndryshme pa rënë në përsëritje dhe reflektime banale.

4.Përjetimi i përvojës personale
Në çdo libër janë të pranishme ngjarje e situata shpirtërore që na çojnë të kujtojmë përvojat personale. Kjo është një mundësi për lexuesin që të kthehet pas në të kaluarën e të mendojë e meditojë mbi veprimet e tij.

5.Çfarë libri më këshillon?
Biblioterapeuti është një person me një kulturë të gjerë, që gjithnjë e di, në varësi të gjendjes suaj shpirtërore, çfarë libri t’ju këshillojë në një moment të caktuar.

6.Të udhëtosh përtej
Të lexosh një libër do të thotë të zvogëlosh hapësirën që ndan Unin nga pjesa tjetër e universit. Virginia Woolf thoshte: “Libri na ndan në dy pjesë”, pasi leximi eliminon egon dhe siguron bashkimin e përjetshëm me një mendje tjetër.

7.Çdokujt të tijën
Biblioterapia nuk është e vetmja terapi. Për shembull ekzistojnë qarqe leximi për të burgosurit, të moshuarit e prekur nga demenca, ku diskutimi mund të zhvillohet mes dy a më shumë personash.

8.Një traditë mijëvjeçare
“Ky vend shëron shpirtin” është një mbishkrim i gjetur në një bibliotekë në Tebë, në kohën e grekëve të lashtë. Një shprehje e Ciceronit thotë se “një shtëpi pa libra është si një trup pa shpirt”. Sigmund Freud, shekuj më pas, i bazoi studimet e tij edhe në analizat psikologjike të romaneve të shekullit të 19. Dekada më vonë, William Menninger përhapi për herë të parë metodat e biblioterapisë në komunitetet shkencore.

9.Libri i duhur në momentin e duhur
Zakonisht lexohet edhe kur çdo gjë shkon mirë. Por në momentet më të errëta, në periudhat më të vështira të jetës, libri i duhur në momentin e duhur mund të ofrojë zgjidhje të papritura të problemeve që ju shqetësojnë prej kohësh. Gjithsesi, kurdoherë, leximi ka një funksion ngushëllues.

10. 10, 100, 1000 libra
Së fundi, përjetimi. Leximi aktivizon të njëjtat gjëndra të trurit që aktivizohen kur jeni duke përjetuar një përvojë drejtpërdrejt. E nëse ndokush që është alergjik ndaj librave mund të jetojë një jetë të vetme, të vetën, ai që lexon do të njohë mijëra njerëz të ndryshëm që jetojnë në qindra botë të ndryshme.

Tags: ju ben te lumturleximiliber
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!
Breaking News

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!

23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 
Breaking News

“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 

23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!
Breaking News

“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!

23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont!
Breaking News

Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont!

23/12/2025
Modelja e njohur mbetet pa dhëmb: “Ja çfarë bëjnë nënat për fëmijët e tyre…”
Breaking News

Modelja e njohur mbetet pa dhëmb: “Ja çfarë bëjnë nënat për fëmijët e tyre…”

23/12/2025
“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!
Breaking News

“Rrezja e diellit”, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të katërt!

23/12/2025
Next Post
Studim i ri, të pasurit shoqe të shëmtuara ju bën joshëse

Studim i ri, të pasurit shoqe të shëmtuara ju bën joshëse








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera