Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

Ja pse nuk duhet të qëndroni përballë ajrit të kondicionuar!

22/05/2016
in Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja pse nuk duhet të qëndroni përballë ajrit të kondicionuar!

Në klimën e ngrohtë, ajri i kondicionuar është mëse i nevojshëm, por nëse nuk përdoret siç duhet mund të rrezikojë shëndetin tuaj… Edhe pse në 40 gradë nxehtësi nuk mund të funksionojë trupi i njeriut pa ajër të kondicionuar, megjithatë, mjekët paralajmërojnë se nuk duhet tepruar me të, sidomos në ndryshimin e madh të temperaturës së jashtme, e cila nuk duhet të jetë më e lartë se 8 gradë celzius. Përveç shok-ut termik në rast të ndryshimit të papritur në hapësirë të klimatizuar dhe anasjelltas, rreziku më i madh për shëndetin i referohet personave që kanë probleme me zemrën. Këta persona mund të përjetojnë sulm, madje edhe infarkt. Çdo ndryshim i papritur në temperaturë, kur diferenca midis temperaturës së jashtme dhe të brendshme tejkalon 10 gradë, mund të shkaktojë goditje apo shok termik në organizëm – deklarojnë mjekët. Enët e gjakut nuk mund aq shpejtë të kontraktohen dhe zgjerohen dhe të kryhet qarkullimi normal. Kjo shkakton mbingarkimin e zemrës dhe të gjitha enëve të gjakut, gjë që mund të çojë në asfiksion dhe presion të mushkërive, zemrës dhe stomakut, dhimbje që përhapet në supe e deri në gjendje infarkti. Kjo nuk iu ndodhë vetëm personave me probeme të zemrës, por edhe njerëzve relativisht të shëndetshëm e në moshë të re. Veçanërisht kjo mund të ju ndodhë personave që punojnë në ambientë të mbyllura me ajër të kondicionuar, ku çdo ditë kalojnë disa orë dhe dalin papritmas në ajër të nxehtë në hapësirë të jashtme ku ndonjëherë temperatura tejkalon edhe nivelin 40 gradë. Është po aq e rrezikshme të uleni apo qëndroni drejpërdrejt përballë ajrit të kondicionuar, konkretisht në ndonjë vend ku ajri i ftohtë i klimës drejpërdrejtë ju godet. Kjo mund të ju shkaktojë kokëdhembje, dhimbje të eshtrave dhe nyjeve, konkretisht shoferët e makinave të cilët shpesh ankohen për dhimbje në shpatullën e djathtë si pasojë e ajrit të kondicionuar. Ajri i ftohtë asnjëherë nuk duhet të fokusohet direkt në qafë dhe shpinë, për shkak të rrezikut të nervit shiatik dhe bllokimit të trupit. Duhet të kujdeseni edhe për fytyrën tuaj, në mënyrë që të shmangni paralizën nervore apo ngërçet në fytyrë. Dhimbje e fytit, veshit dhe sinuset Qëndrimi i gjatë mund të shkaktojë edhe ftohje, dhimbje fyti, infeksione të veshit dhe sinuse, të gjitha këto si pasojë e fshehjes së bakterieve dhe viruseve nëpër këto pajisje të papastërta. Mikroorganizma të ndryshëm qarkullojnë përmes ajrit të kondicionuar në organizmin e njeriut. Kjo ndodhë sidomos në rastet kur dhoma nuk është e ajrosur mirë, veçanërisht gjatë natës.






Tags: ajerdhimbje fytikondicionerqendro larg
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 
Këshilla

Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 

11/09/2025
7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!
Këshilla

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

27/08/2025
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)
Këshilla

10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

24/08/2025
9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!
Jetë

9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!

23/08/2025
Next Post
Ja përse gjithnjë e më shumë njerëz zgjohen me duar dhe këmbë të fryra

Ja përse gjithnjë e më shumë njerëz zgjohen me duar dhe këmbë të fryra








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera