Nëse jeni një fanse e bluzave apo pantallonave për palestër “Victoria’s Secret”, duhet të dini që kompania nuk do të shesë më veshje, këpucë apo aksesorë. Brandi i njohur ndërkombëtar po ndryshon strategjinë që ofron me shpresën se mund të kursejë më shumë para. “Victoria’s Secret” do të fokusohet në tre kategori të tjera: të brendshmet, bukurinë dhe Pink. Veshjet, këpucët, aksesorët dhe rrobat e banjës i gjeni aktualisht online me shumë ulje, kështu që mund t’i porosisni ato që vërtet i doni./opinion.al