Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja sa funksionon telepatia kur dashuroni

06/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja sa funksionon telepatia kur dashuroni

Ndoshta të ka ndodhur dhe ty të kesh një parandjenje atëherë kur ai kalon një çast të vështirë, apo të “dish” kur është i mërzitur ose i lodhur, megjithëse s’të ka thënë asnjë fjalë.
Tashmë, neuroshkenca pranon se shumë ndjenja mund të transmetohen nga njëri tru te tjetri. Gjithashtu, gjendja shpirtërore e dikujt mund të rezultojë “ngjitëse”. Sigurisht, me kusht që personi tjetër të jetë i hapur ndaj kësaj përvoje.





Komunikimi jo verbal ose telepatia

Faza e parë e telepatisë është komunikimi joverbal. Të gjithë transmetojmë më shumë sa themi nëpërmjet mimikës, gjesteve, gjuhës së trupit, tonalitetit të zërit etj., por kur nuk e njohim mjaftueshëm personin në fjalë, mund të gënjehemi kur bëhet fjalë për mesazhet e transmetuara në këtë mënyrë. Në rastin e njerëzve të dashur, mesazhet deshifrohen me shpejtësi dhe saktësi, aq sa mund të themi se bëhet fjalë për “leximin e mendjes”. Mund të flitet dhe për parashikimin e sjelljes së tjetrit dhe të dimë si vepron tjetri në rrethana të ndryshme, bazuar nga përvoja, por dhe nga diçka tjetër.


Empatia dhe “shqisa e gjashtë”

Një aspekt tjetër i telepatisë është empatia, që do të thotë se mund të ndiejmë atë që ndien një person tjetër, të vendosemi në pozitat e tij, t’i kuptojmë arsyet pse bën gjëra të ndryshme, pse është i mërzitur apo i lumtur. Ekziston një fenomen, i cili lidhet me “shqisën e gjashtë”. Studiuesit kanë vënë re këtë manifestim pa pasur mundësi të gjejnë shpjegime bindëse. Janë bërë eksperimente, ku disa njerëz kanë arritur të komunikojnë me persona të tjerë, të cilët nuk ndodheshin në të njëjtën hapësirë. Ekziston dhe niveli ku mund të transmetohen ide ose koncepte abstrakte, por ndodh më rrallë dhe është shumë më e vështirë për t’u dalluar gjatë eksperimenteve. Megjithatë, është vënë re se, nëse personi me të cilin doni të komunikoni është një i afërm, është më e lehtë për t’u bërë kjo gjë.

“Lojërat” e imagjinatës ose telepatia

Nuk mund të bazohemi gjithë kohën mbi telepatinë. Nganjëherë, pavarësisht se e njeh shumë mirë partnerin tënd, mund të gabosh. Imagjinata “luan” me ty. Mbi të gjitha, njerëzit ndryshojnë vazhdimisht dhe ajo, që mund të dukej e zakonshme dje, sot mund të duket ndryshe. Sigurisht, është këndshëm ta surprizosh duke u sjellë sipas nevojave të tij, por mos beso se mund të lexosh çdo herë mendimet e tij apo ai të tuat. Më mirë do të ishte ta pyesje çfarë ndien e ç’dëshiron dhe të veprosh njësoj sesa të presësh nga ai të “zbulojë” ndonjë mesazh të pasqaruar nga ty.

Përvojat e përbashkëta

Psikologët mendojnë se çiftet, që kanë shumë vite bashkë dhe kanë kaluar shumë sprova jetësore, kanë mësuar të ndajnë të mirat dhe të këqijat. Ia njohin mirë cilësitë njëri-tjetrit, por edhe të metat. Kanë bërë të pamundur të marrin parasysh mendimet e tjetrit, kanë mësuar artin e kompromisit dhe kanë luftuar krah për krah për një synim të përbashkët. Në këtë mënyrë, pas të tilla eksperiencash, kanë mësuar të kenë besim te partneri dhe kanë një intuitë të mirë për sa u përket nevojave dhe dëshirave të tjetrit. Thuhet se ata që qëndrojnë shumë kohë bashkë, fillojnë të ngjajnë, sepse secili prej tyre merr nga tjetri elemente të mimikës apo sjelljes. Kanë një mënyrë të përbashkët për të vepruar në situata të ndryshme, duke përshtatur disi fjalët dhe tonalitetin e zërit. Kështu që, shpeshherë, na duket sikur ngjajnë, por është përshtypje e gabuar.

Tags: ciftDashuriMarredhenietelepatia
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
Next Post
Ja ku është ‘arratisur’ i famshmi Dashnor Diko

Ja ku është 'arratisur' i famshmi Dashnor Diko








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera