Reperja amerikane Doja Cat i habiti të gjithë me paraqitjen e saj në shfaqjen e Schiaparelli në Javën e Modës në Paris. Doja Cat kaloi gati pesë orë teksa i aplikonin me dorë 30,000 kristale të kuqe rubin Swarovski në të gjithë trupin e saj. Doja funksionoi si një lloj kanavacë për grimin e artistit Pat McGrath.
“Kënaqësi e madhe të punosh me Doja Cat për koleksionin FW23 Haute Couture të Schiaparelli-t”, shkroi McGrath në Instagram. “Durimi sublim i Dojës gjatë 4 orëve e 58 minutave që iu deshën për të krijuar pamjen, e cila ishte e mbuluar me mbi 30,000 kristale Swarovski të aplikuara me dorë, ishte frymëzuese”.