Të gjithë e dimë që takat janë të parehatshme dhe të ecësh mbi to nuk mund të jetë kurrë sikur ecën me atlete. Nëse është dikush që e thotë këtë, me siguri gënjen dhe të bën të ndihesh inferiore. Është fakt i jetës. Gjithsesi, femrat nuk ndalen së veshuri taka të larta për të rritur pak më shumë lartësinë e këmbëve të tyre, por njëkohësisht edhe për t’u dukur më elegante. Nëse edhe eksperienca jote me takat është e dhimbshme, atëherë këtu ka një truk të thjeshtë për të pasur më pak dhimbje. Gjithçka që të duhet është një ngjitës farmacie. Duke filluar nga gishti i madh, bashko me ngjitës transparent ose të bardhë gishtin e tretë dhe të katërt (si në video). Kjo mënyrë do të eliminojë presionin që bie mbi këmbë dhe do të lejojë që t’i mbash takat për një kohë më të gjatë.