Mesa duket dramat e ish çiftit Bieber-Gomez nuk do të mbarojnë kurrë. Pas zënkave në rrjetet sociale dhe largimit të Justin Bieber nga Instagrami vijojnë edhe probleme të tjera.
22-vjeçari Bieber së fundmi ka nisur një romancë me Sofia Richie, mbesën e Lionel Richie dhe ky fakt duket se është shkaku i depresionit të Selena Gomez.
Këngëtarja e hitit “Kill Them With Kindness” ka bërë të ditur se do të tërhiqet përkohësisht nga bota e spektaklit për shkak të ankthit dhe depresionit që sëmundja Lupus i ka shkaktuar vitin e kaluar, por a të jetë kjo arsyeja e vërtetë?!
Burime të afërta të këngëtares tregojnë për “INQUISITR” se Selena pati një krizë nervore që në momentin që mësoi se Justin ka nisur një romancë me bukuroshen Sofia. Tashmë është e qartë se çdo problem i Selenes lidhet drejtpërdrejtë me veprimet e Justin Bieber duke ndikuar tek shëndeti i saj mendor dhe fizik./Top albania radio