Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja si do të jetë bota në vitin 2045

19/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja si do të jetë bota në vitin 2045

Të parashikosh të ardhmen, e aq më tepër sesi do të jetë bota tre dekada më vonë, në një periudhë paqartësishë dhe pasigurishë si këto të viteve të fundit, është një sfidë më vete.





Por ka nga ata që e bëjnë dhe që mund të quhen edhe ekspertë për këtë. Ekspërtët e DARPA-s (Defense Advanced Research Projects Agency), agjenci e ngritur në vitin 1958 e që punon për llogari të Pentagonit, folën për Business Insider.

Pra si do të jetë bota në vitin 2045?


Me gjasa robotët dhe inteligjenca artificiale do të transformojnë rrënjësisht një pjesë të madhe të industrisë, avionët e telekomanduar do të nisin të përhapen gjithnjë e më shumë duke u hedhur nga sektori ushtarak edhe në atë civil dhe makinat autonome do të na lehtësojnë jetën.

Këto janë disa nga parashikimet e lehta, që mund të mbërrijnë shumë më herët sesa ky vit, duke parë zhvillimin e secilit sektor vitet e fundit, ndaj ekspertët e DARPA-s shkojnë akoma më tutje.

“Imagjinoni një botë ku të kontrolloni shumicën e gjërave vetëm me mendim?! Po sikur të kontrolloni aktivitete të ndryshme në shtëpinë tuaj duke përdorur vetëm sinjalet e trurit, apo të komunikoni me miqtë apo familjen tuaj vetëm me përdorimin e aktivitetit nervor të trurit tuaj?”, thotë Justin Sanchez, një neuroshkencëtar dhe drejtor i Zyrës së Teknologjisë Biologjike në DARPA.

Duke ditur se sot truri mbetet ende organi më misterioz i trupit të njeriut dhe shkencëtarët pohojnë vetë se dinë shumë pak mbi të dhe mënyrën sesi funksionon, të ndodhë parashikimi i Sanchez për tre dekada duket i pamundur.

Por vetë neuroshkencëtari i Pentagonit është shumë optimist.

“DARPA është duke punuar me neuroteknologjinë dhe ka disa eksperimente futuristike, si implanti i trurit për të kontrolluar gjymtyrë prostetike”, thotë ai.

Vetëm javën e kaluar, DARPA tregoi me krenari njërin prej këtyre eksperimenteve, ku një njeriu të paralizuar i dha për herë të parë ndjesinë e prekjes duke përdorur teknologjinë e implantit në tru.

Por e ardhmja nuk do të ketë vetëm implante të trurit dhe neuroteknologji, por rezervon edhe shumë zhvillime të tjera të rëndësishme. Stefanie Tompkins, gjeologe dhe shefe e Zyrës së Shkencave në DARPA thotë se brenda pak dekadave njerëzimi do të jetë në gjendje që të ndërtojë godina me materiale më të lehta, më pak ndotëse dhe shumë herë më rezistente se godinat aktuale.

“Pas 30 vitesh unë parashikoj një botë që ne as nuk do të jemi në gjendje që të njohim materialet që na rrethojnë”, thotë ajo.

DARPA parashikon revolucion në marrëdhënien njeri-makineri inteligjente, marrëdhënie sipas parashikimit të ekspertëve do të thjeshtohet dhe lehtësojë gjithnjë e më shumë jetën e njeriut.

/ Top Channel

Tags: 2045si do te jete bota
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Next Post
FOTO+VIDEO/ Ҫfarë bëri 10-vjeҫarja shqiptare që fitoi zemrën e Shakira-s?

FOTO+VIDEO/ Ҫfarë bëri 10-vjeҫarja shqiptare që fitoi zemrën e Shakira-s?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera