Ka qenë vet Butrint Imeri që dje ka postuar një video të shkurtër nga backstage i klipit që do të mbajë emrin “E Jona” dhe që menjëherë ka ngjallur interes mes fansave.
Ajo që e bën më të veçantë këtë projekt muzikor është mënyra se si artisti, i cili pas pak ditësh mbush 20 vjeç, ka zgjedhur ta prezantoje atë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kuptojmë se fansat e tij do të jenë të paret që do të shohin videon në një event të veçantë që do të mbahet të shtunën në ora 15:00 pranë ‘New Born’.