Këngëtarja Nora Istrefi dhe muzikanti, Robert Berisha janë një ndër çiftet më në zë të showbizit shqiptar. Ata kanë më shumë se 10 vjet që janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe një nga çiftet që e kurorëzuan në martesë marrëdhënien e tyre të dashurisë.
Nora dhe Roberti u martuan dy vjet më parë dhe sot janë prindër të një vogëlusheje bukuroshe si Renee. Por shikoni sa të vegjël dhe të lezetshëm kanë qenë ata në fillimet e lidhjes së tyre…