Ish-banori i “Big Brother VIP”, G Bani, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në syrin e majtë menjëherë pas përfundimit të aventurës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Për disa ditë pas operacionit, ai qëndroi me një fashë në sy dhe ndoqi me përpikëri udhëzimet e mjekëve për rikuperim. Tashmë, G Bani ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një foto të fundit ku tregon për herë të parë pamjen e tij pas ndërhyrjes.









