Dafina Zeqiri ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të uruar Ditën e Pavarësisë. Ajo ka postuar 6 foto në profilin e saj në Instagram. Fotot janë bardhë e zi me një shirit i kuq në sytë e Dafinës. “Gëzuar Ditën e Pavarësisë” -ka shkruar këngëtarja. Dafina gjithashtu ka uruar edhe nënën e saj në një postim tjetër, ditëlindja e së cilës përkon me Ditën e Pavarësisë.