Janë të pakët ata rreperë të cilët e kane e nisur karrierrën e tyre në vitet 90’.
Në disa fotografi të rralla të vitit 1999 shihen disa nga emrat më të mëdhenj të rreperëve shqiptar të cilët sollën këtë rrymë të panjohur në atë kohë në vendet shqipfolëse duke arritur të mbijetojnë edhe sot të qëndrojnë në krye.
Genc Prelvukaj, Milot Hasangjekaj, Getoar Selimi janë disa nga emrat që shihen në këto fotografi, që nga ajo kohë e deri më sot kanë qëndruar në krye të çdo topliste.
Ndërsa të tjerë si grupi ËNC, Memli Krasniqi (Ritmi i Rrugës), Danny Boy, Errësira e Jetës dhe Hija e Jetës, të cilët megjithëse ka kohë që janë shkëputur nga muzika, këngët e tyre dëgjohen edhe sot dhe janë frymëzim për artistët e rinjë që kanë nisur këtë rrugë./Telegrafi/