E mbani mend kur Princ William, Kate Middleton, Princ Harry dhe Meghan Markle dolën në publik bashkë gjatë ditës së Krishtlindjeve? Të gjithë menduam se ishte një moment për t’u mbajtur mend, por nëpër internet qarkulloi një video ku Princ William injoronte Meghan Markle ndërkohë që ajo po përpiqej të komunikonte me të. Ndërkohë që fansat mendojnë se kjo nuk ishte një sjellje e hijshme nga William, profesionistja e gjuhës së trupit Judi James, tregon të vërtetën: “Kjo ndjenjë distance mund të krijohet nga tensionet, por mund të nxitet kryesisht edhe nga kundërshtimi i Princ William për të mos qenë pjesë e dramave mbretërore. Pas dramave tragjike të martesës së prindërve të tij, William gjithmonë ka qenë i prirur të mos shprehë ndjenjat e tij në publik që mund të tërheqë në vazhdimësi vëmendje nga shtypi. Mund të jetë lehtësisht kjo arsyeja e largimit të tij dhe jo sepse donte të injoronte Meghanin”. Përpos kësaj, nuk ka një provë që Meghan ishte duke u përpjekur të fliste me William. Judi James thotë se vërtetë mund të duket në sipërfaqe sikur Meghan u kthye mbrapa për t’i buzëqeshur atij, ndërkohë që William ishte totalisht i fokusuar në shallin e tij, por ajo mund të jetë kthyer edhe nga Kate, që do të thotë se ai mund të ketë qenë jashtë “bisedës”. Thënë ndryshe, ai thjesht po përpiqej të rregullonte shallin e tij./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/Br0AN6uh65E/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again