Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
“Asaj i qesh fytyra”, motra e Mateos zbulon detaje: Më tregoi për Brikenën vetëm kur hyri në BBV! 23/01/2026
“I kam si motra”, Paris Hilton: Rita dhe Bebe, të bukura brenda dhe jashtë! 23/01/2026
“Një virus ndryshoi gjithçka”, rrëfimi prekës i Kledi Kadiut për të birin: Pse atij dhe jo mua? 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Ja si t’i bëni ballë një vjehrre “monstër”!

26/10/2016
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja si t’i bëni ballë një vjehrre “monstër”!

Marrëdhënia me vjehrrën jo gjithmonë ka rezultuar e suksesshme, jo më kot në histori janë krijuar shumë anekdota rreth mospëlqimit mes dy femrave më të rëndësishme në jetën e një mashkulli. Madje ekspertët thonë se marrëdhënia mes nuses dhe vjehrrës është marrëdhënia më kritike në sistemin e familjes. Herë për faj të njërës, herë për faj të tjetrës, e vërteta është se mes tyre nuk ka pasur dhe vështirë se do ketë dakordësi në ‘bashkëjetesën’ e tyre. “Dritare.net” propozon disa këshilla, si të bashkëjetoni kur keni një vjehërr monstër.





Mendoni se vjehrra juaj po mundohet të marrë në dorë organizimin e dasmës suaj? Si fillim, a është duke paguar ajo një pjesë të shpenzimeve? Nëse është kështu, atëherë ajo e meriton të kontribuojë me mendime dhe ide. Por ajo që duhet të bëni është të vendosni kufijtë, t’i tregoni asaj deri ku mund të japë kontributin e saj.

Nëse keni një vjehërr që kritikon çdo gjë që bëni, tregohu e zgjuar. E vërteta është se ju nuk mund t’i kontrolloni njerëzit dhe po ashtu nuk mund të kontrolloni emocionet tuaja. Por nëse vjehrra juaj kritikon, ta zëmë, gatimin tuaj, me edukatë kërko ndjesë dhe largohu në një dhomë tjetër. Nëse fyerjet e saj janë të vazhdueshme, kërkoni që bashkëshorti juaj të ndërhyjë të vendosë rregullin.


Nëse keni një vjehërr që thotë fjalë fyese, mundohu ta heshtësh në mënyrë të sjellshme, por të qartë. Provoni t’i thoni: “Më vjen keq, por unë mendoj ndryshe”.

Nëse keni një vjehërr që ju bezdis me kërkesë llogarie se kur do nisni të bëni një fëmijë, përgjigjuni me humor, si për shembull, ne mezi po kujdesemi për qenin e shtëpisë.

Nëse keni një vjehërr që fajëson bashkëshortin tuaj se po kalon shumë kohë me ju dhe pak me të, mos u mërzisni, është një skenar i njohur tashmë. Si fillim, flisni me bashkëshortin për ndjesitë tuaja dhe sesi do kishe dëshirë të kaloje më shumë kohë vetëm me të. Kërkoji atij ta diskutojë me delikatesë këtë temë me nënën e tij. Bëj durim, ky është një moment i vështirë si për nënën ashtu edhe për bashkëshortin tuaj, por me kalimin e kohës do të përshtaten.

Nëse keni një vjehërr që ju telefonin për të diskutuar pse keni bërë debat me bashkëshortin, kjo është e papranueshme. Hapi i parë që duhet të bëni është të mos pranoni këshillën e saj duke vendosur kufijtë. Mund të thoni diçka të tillë si: “E kuptoj shqetësimin tuaj, por ky argument është mes djalit tuaj dhe mua. Do ju isha mirënjohëse nëse nuk do përfshiheshit herë tjetër në të ardhmen.” Përsëriteni këtë sa herë të jetë e nevojshme.

Nëse keni një vjehërr që vepron sikur i keni marrë djalin, kjo është diçka që duhet ta menaxhoni vetë. Merreni vjehrrën tuaj jashtë për drekë, dhe shfrytëzoni këtë mundësi për të shpjeguar mendimin tuaj rreth kësaj situate duke përdorur teknikën e sanduiçit. Fillojeni duke ia bërë qejfin, si për shembull sa shumë ju pëlqeu gatimi i saj të dielën kur ishit për vizitë me bashkëshortin. Pastaj shtjelloni argumentin tuaj rreth çështjes në fjalë dhe përfundojeni duke ia bërë qejfin përsëri, duke i kërkuar këshillë për një problem që ju shqetëson, ta zëmë në punë. Gjithashtu angazhoje në planifikimin e një feste surprizë për ditëlindjen e bashkëshortit. Kjo gjë do e bëjë të ndjehet e përfshirë në jetën e djalit të saj.

Nëse keni një vjehërr që vjen pa lajmëruar në shtëpi, atëherë flisni me të së bashku me partnerin tuaj. Mund ta nisni duke i thënë se tani që po jetoni bashkë, i keni kërkuar miqve dhe familjarëve që të lajmërojnë përpara se të vijnë në shtëpi sepse mund ta keni rrëmujë ose jeni të zënë me punë.

Nëse keni një vjehërr që kërkon të vijë për pushime me ju, jeni me të vërtetë në telashe. Është e vështirë të mos ndjesh luftën e brendshme pasi me siguri dëshiron të shkosh vetëm me bashkëshortin për pushime. Strategjia më e mirë është të biesh dakord për planet me partnerin tuaj herët, para se të vijë periudha e pushimeve dhe t’ia tregoni planin tuaj të dyja familjeve. Kështu do të keni mundësi të shijoni pushimet ashtu si ju pëlqen më shumë, pa pasur nevojë për prezencën e askujt./dritare.net

Tags: vjehrra
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
Next Post
FOTO/ Fiori Dardha zbulon pasionin e vjetër…

FOTO/ Fiori Dardha zbulon pasionin e vjetër...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera