Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Ja si u njoh Elita Rudi me Balajn e Kombëtares, ai insistoi ta bënin lidhjen publike

09/01/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja si u njoh Elita Rudi me Balajn e Kombëtares, ai insistoi ta bënin lidhjen publike

Një histori e re dashurie ka nisur për futbollistin e Kombëtares Shqiptare Bekim Balaj. Ndonëse pak javë më parë është diskutuar se futbollisti kishte nisur një romancë me prezantuesen Ilda Bejleri, në fakt Balaj ishte duke shijuar fillimet e lidhjes me Elita Rudin, një prezantuese e re nga Kosova, e njohur për emisionin e saj “Express Rozë”. Por si janë njohur Bekimi dhe Elita dhe prej sa kohësh frekuentohen bashkë? “Bluetooth” ka zbuluar të gjitha detajet e historisë së tyre të dashurisë. Burime të afërta të çiftit kanë treguar se lidhja mes tyre ka nisur 5 muaj më parë. “Elita ka udhëtuar së bashku me vëllain e saj drejt Kroacisë për të ndjekur një ndeshje futbolli ku luante edhe Balaj, madje tejet e bezdisur për këtë fakt, pasi nuk është aspak fanse e futbollit”, kanë treguar miqtë e çiftit. Me siguri, prezantuesja as nuk e kishte menduar se ky udhëtim do të shënonte edhe fillimin e një romance të këndshme me një nga meshkujt më të lakmuar shqiptar.“Në përfundim të ndeshjes, Elita është takuar me futbollistin, i cili ishte mik i vëllait të saj, e aty ka ‘shkrepur’ edhe shkëndija mes tyre”, konfirmojnë miqtë, sipas të cilëve, bukuroshja shqiptare ka shkëmbyer kontaktet me Balajn dhe kanë vazhduar komunikimin. Por, siç tregojnë miqtë, futbollistit i është dashur të insistojë për të fituar zemrën e bukuroshes 22-vjeçare, e cila sapo i kishte dhënë fund një tjetër marrëdhënieje të rëndësishme, atë me basketbollistin Dardan Berisha, i cili kohët e fundit po ashtu është përfolur për një lidhje me ish-të dashurën e Getoar Selimit, Florenta Islami. Sidoqoftë, prezantuesja dhe modelja Elita Rudi nuk ka rezistuar gjatë… Gjatë kohëve të fundit prezantuesja udhëton shpesh drejt Kroacisë, për të takuar të dashurin e saj Bekim Balaj. Sipas miqve të tyre, futbollisti vjen rrallë në Prishtinë, për shkak të angazhimit me punën e tij, megjithatë distanca nuk i pengon aspak, duke qenë se Elita shkon të paktën një herë në muaj në qytetin e Rijekës në Kroaci, ku luan futbollisti i Kombëtares, Bekim Balaj. Megjithatë, Balaj ka shkuar në Prishtinë në datën 3 janar për të festuar me partneren e tij. Çifti ka festuar në një nga ‘club’-et e Prishtinës, dhe kjo ishte shfaqja e tyre e parë si çift në publik. Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen atë mbrëmje ka qenë prania e Ilda Bejlerit, e cila, edhe pse ishte përfolur që kishte lidhje me Bekimin, në fakt është mikeshë shumë e afërt e tij dhe gjithashtu e prezantueses. Sa i takon rëndësisë së këtij raporti për futbollistin shqiptar, sipas burimeve të “Bluetooth”, Balaj ka insistuar që lidhja e tyre të bëhej publike, duke qenë se planifikon të ardhmen me bukuroshen nga Kosova, por ka qenë pikërisht Elita ajo që ka refuzuar. Prezantuesja ka thënë se, “nuk dëshiron të prezantohet me familjen e të dashurit të saj të ri, apo ta prezantojë atë me familjen e saj, të paktën derisa të vendosë një unazë në gisht”, kanë rrëfyer miqtë. Sidoqoftë, fejesa e tyre duket se nuk do të jetë shumë e largët, meqë të dy protagonistët e kësaj romance janë shprehur se e kanë marrë lidhjen shumë seriozisht dhe po planifikojnë të ardhmen me njëri-tjetrin.






Tags: bekim balajdetajetelita rudilidhjanjohje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
Harron Xhensilën, Fatjoni i BB8: Jam lidhur me një modele shkodrane

Harron Xhensilën, Fatjoni i BB8: Jam lidhur me një modele shkodrane








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera