Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat… 18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë! 18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë! 18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën 18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm! 18/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja vendimi i gjykatës për Cozman

17/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Ja vendimi i gjykatës për Cozman

Ylber Abdullahu, reperi kosovar i njohur me emrin e artit Cozman, u shpall fajtor nga Gjykata e Tiranës për mbajtjen e një sasie prej 18 gramësh kanabis sativa, që iu gjet me vete më 4 korrik 2015 në kryeqytet.





Të mërkurën, në përfundim të katër seancave të procesit gjyqësor në ngarkim të tij, gjykata vlerësoi të provuar akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie.

Artisti përfitoi uljen e një të tretës së këtij dënimi, për shkak se gjykimi ndaj tij u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar.


Me gjithë uljen, që ia ka çuar masën e dënimit në 3 vjet e 4 muaj burg, Cozman nuk do të kthehet asnjë ditë në qeli.

Përfundimisht Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 3­vjeçare.

Referuar vendimit të Gjykatës, për një periudhë trevjeçare Cozman nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe duhet të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Tiranë.

Po ashtu, në zbatim të vendimit gjyqësor, ai nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar dhe duhet të heqë dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike.

Në të njëjtin vendim, trupi gjykues shfuqizoi vendimin caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Abdullahun, e cila iu dha atij kundrejt një garancie pasurore prej 5 mijë eurosh. “Garancia pasurore, në shumën 5 mijë euro t’i kthehet personit që e ka depozituar për llogari të vendimit datë 06.07.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi vendimi të marrë formë të prerë”, thuhej në dispozitivin e vendimit të gjykatës.

Ndryshe nga vendimi i gjykatës, në fazën e konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë kërkoi dënimin e të pandehurit

Abdullahu me 6 vjet heqje lirie. Reperi Cozman u ndalua më 4 korrik 2015, pak pasi kishte siguruar lëndën narkotike te një grup personash që po mbaheshin në vëzhgim nga policia, si të dyshuar për shpërndarje droge në Tiranë.

Shërbimet policore i bënë shenjë “stop” automjetit të tij tip “Range Rover” në rrugën “Asim Vokshi”, në afërsi të Dispanserisë dhe pas kontrollit fizik i gjetën këngëtarit sasinë e drogës, që, sipas tij, e kishte për përdorim vetjak. Gjatë gjykimit, ai shfaqi pendesë për veprën penale të kryer dhe premtoi para trupit gjykues që nuk do ta përsëriste më./ Panorama.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…
Lajme

Ligj barbar në Afganistan, talebanët legalizojnë dhunën në familje: për aq kohë sa nuk thyhen kockat…

18/02/2026
Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!
Breaking News

Pas divorcit, aktorja e njohur gjen sërish dashurinë!

18/02/2026
Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!
Breaking News

Paris Hilton u martua sërish me të njëjtin burrë!

18/02/2026
”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën
Breaking News

”Është kushëriri i burrit”, pas zhurmës në rrjet për punëdhënësin, gruaja e Artanit sqaron situatën

18/02/2026
“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!
Breaking News

“Jemi të ndarë”, Miri dhe Selin vendosin të luajnë vetëm!

18/02/2026
Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!
Breaking News

Motra e Mateos jep bekimin për romancën Brikena-Mateo!

18/02/2026
Next Post
Përdorni këtë recetë për t’u dukur disa vite më të reja

Përdorni këtë recetë për t'u dukur disa vite më të reja








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera