Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot 12/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)!  12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club! 12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Ja yjet që Hollywood-i u ndryshoi jetën

26/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Ja yjet që Hollywood-i u ndryshoi jetën

Disa nga yjet më të njohura të Hollywood-it që tashmë numërojnë miliona, dikur kanë qënë të pastrehë. Shikoni më poshtë së cilët janë ata.
Leonardo DiCaprio
Të rritesh në Hollywood për shumëkënd tingëllon një gjë e këndshme dhe e lezetshme, mirëpo varet shumë se për cilën pjesë të lagjes bëhet fjalë. Disa pjesë të Hollywood-it janë të mbushura përplot me aktivitete ilegale, të cilat më së miri i di Leonardo DiCaprio, i cili është rritur në njërën prej zonave me më së shumti krim në këtë lagje të famshme. Tani Leo është një emër shumë i famshëm në industrinë e filmit, me dhjetëra çmime të rëndësishme, dhe ka një pasuri prej rreth 215 milionë eurosh.
Oprah Winfrey
Oprah Winfrey pretendon që një natë ajo kishte qenë aq e uritur saqë kishte vrapuar drejt një gruaje të pasur që po dilte nga limuzina dhe i kishte kërkuar para për ushqim, duke i thënë që ishte braktisur. Gruaja e pasur, që më vonë është kuptuar që ka qenë Aretha Franklin, ia kishte dhënë 100 dollarë. Oprah, ndonëse ishte rritur në kushte të vështira dhe për një kohë të gjatë ka qenë e pastrehë, ka arritur të bëhet njëra nga sipërmarrëset më të suksesshme në botë, me një pasuri prej afro 3 miliardë eurosh.
Celine Dion
Mendoni sikur të mos keni pothuajse fare para dhe të keni 15 fëmijë për të rritur! Në gjendje të tillë kanë qenë prindërit e Celine Dion-it, të cilët nuk kishin pasur mundësi t’iu ofronin as strehë fëmijëve të tyre. Megjithatë, për fatin e mirë të familjes, zëri melankolik i Celine-s ishte vënë në dukje qysh në moshë shumë të vogël dhe pas suksesit të saj në muzikë as ajo e as familjarët e saj nuk kanë më nevojë të brengosen për para. Për shkak se është rritur në gjendje të vështirë financiare, Celine Dion sot ua di të varfërve, andaj edhe u ndihmon shumë.
Puff Daddy
Sean “Puffy” Combs, Puff Daddy, P. Diddy e disa emra të tjerë janë pseudonime të njërit prej artistëve që ka arritur të ngrihet nga hiçi në majë. Ndonëse është e vështirë të besohet, njëri nga reperët më të famshëm në botë sot dikur ka qenë i pastrehë. Nëna e tij ka qenë një grua që kishte dështuar në përpjekjet për t’u bërë modele, kurse i ati i ishte vrarë kur Daddy ka qenë vetëm pesëvjeçar. Më vonë ai, bashkë me nënën, ishin bartur për të jetuar tek familja e nënës, që kishin pasur mjaftueshëm para për ta dërguar në kolegj, mirëpo për një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij ai kishte qenë i pastrehë.
Arnold Schwarzenegger
Arnold Schwarzenegger është njëri nga aktorët më të famshëm të filmave aksion dhe të gjithë e dinë që ai ka një pasuri që kap vlerën e miliona eurove. Ai ka luajtur në një sërë filmash të suksesshëm dhe madje ka qenë edhe guvernator i shtetit të Kalifornisë. Mirëpo, jeta për të nuk ka qenë gjithmonë kaq e këndshme. Ai ishte lindur në Austri dhe kishte shkuar në SHBA për ta kërkuar një jetë më të mirë. Pas disa vitesh të vështira, ai kishte arritur t’i fitonte disa gara në ‘bodybuilding’, para se ta ndërtonte një karrierë në aktrim.
J.K. Rowling
Autorja e librave “Harry Potter”, J.K. Rowling, tanimë është miliardere! Derisa franshiza e “Harry Potter”-it të vazhdojë të rritet, kësisoj do të rritet edhe pasuria e saj. Megjithatë, gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kaq të lehta për shkrimtaren e famshme, e cila nuk kishte pasur pothuajse asgjë kur kishte filluar ta shkruante librin e saj të parë. Ajo madje ishte refuzuar disa herë, para se të shpërthente, për t’u bërë më pas njëra nga shkrimtaret më të famshme në botë.






Tags: HollywoodmiliardereYjet
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!
Breaking News

Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen!

12/12/2025
Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Breaking News

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

12/12/2025
Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!
Breaking News

Dashje pa dashje, Sara Gjordeni mund të ketë zbuluar moderatoren e BB Fan Club!

12/12/2025
“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!
Breaking News

“Pas 13 vjetësh më pyeti si jam”, Rudina Xhunga rrëfehet si rrallëherë për sfidat e së ëmës me demencën!

12/12/2025
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!
Breaking News

Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle!

12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it
Breaking News

Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it

11/12/2025
Next Post
Louis Tomlinson zyrtarizon lidhjen e tij

Louis Tomlinson zyrtarizon lidhjen e tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera