“Jam 16 vjeçe”, Greta Koçi risolli shprehjen që ka thënë vetë ajo!
Kur na vjen ndërmend Greta Koçi, të gjithë kujtojmë batutën e famshme për moshën se “Greta ka vite që thotë jam 16 vjeç”. Por ka kaluar shumë kohë që kur ajo batutë përdorej pothuajse nga të gjithë, por vetë këngëtarja e ka rikthyer sërish në vëmendje.
Aji është shumë aktive në TikTok dhe së fundmi ka realizuar një video ku përdor një zë që ka të bëjë me këtë batutë. “Moj ti çupë sa vjeç je? Unë moj, po unë jam Greta Koçi moj, 16 vjeçe”, thotë këngëtarja përmes videos që ka shpërndarë.