Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Dua Lipa martohet këtë verë? 07/04/2026
”Jam bllokuar në Tiranë”, Jasir Asani: Paguhem në Iran, s’marr dot rrogën prej luftës! 07/04/2026
Studim: Lënia e një pune stresuese ta zgjat jetën më shumë se lënia e duhanit 06/04/2026
“U gjenda në një skenar pa dëshirë”, Neada sqaroi (sërish) temën e “sherrit” me Enxhin! 06/04/2026
U takua me babain pas 50 vjetësh, Mariana Kondi: Mes tij dhe vjehrrit, zgjedh këtë të dytin! 06/04/2026
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

”Jam bllokuar në Tiranë”, Jasir Asani: Paguhem në Iran, s’marr dot rrogën prej luftës!

07/04/2026
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
”Jam bllokuar në Tiranë”, Jasir Asani: Paguhem në Iran, s’marr dot rrogën prej luftës!

Screenshot


Eliminimi nga faza play-off e Botërorit 2026 la pas zhgënjim të madh dhe shumë pikëpyetje. Në Varshavë, Shqipëria iu afrua historisë, por u ndal nga detaje të vogla që në fund bënë diferencën.





Jasir Asani, një nga lojtarët që shpesh ka dhuruar emocione me goditjet e tij të majta, këtë herë e përjetoi gjithçka nga tribunat. Mes angazhimit me Partizanin dhe pasigurisë që vjen nga situata në Iran, ku aktivizohet me Esteghlalin, ai ka vendosur të flasë për “Top Channel” në një intervistë për gazetarin Endi Tufa.

Sipas Asanit, rrugëtimi i Kombëtares mbetet pozitiv, pavarësisht fundit të hidhur. Ai thekson se skuadra pati mundësi reale për të ndryshuar fatin e ndeshjes.


“Në përgjithësi ishte një rrugëtim i mirë. Kemi fituar ndeshje të rëndësishme dhe arritëm deri në play-off, por futbolli ndonjëherë është i padrejtë. Në Poloni patëm rastet tona për golin e dytë, por kur nuk shënon, zakonisht ndëshkohesh. Nga tribuna e sheh ndryshe, Bajrami bëri gjithçka mirë, por topi nuk hyri në portë. Ishte thjesht mungesë fati,” u shpreh ai.

Edhe pse mungesa në fushë mund të krijojë pakënaqësi, Asani tregoi profesionalizëm duke mbështetur vendimet e trajnerit dhe duke vlerësuar punën e bërë në ekip.

“Çdo lojtar dëshiron të jetë në fushë dhe normalisht mund të isha i mërzitur, por vendos trajneri. Jam shumë mirënjohës ndaj Sylvinhos – ai më dha mundësinë në Kombëtare. Ka bërë një punë të shkëlqyer: na çoi në Europian dhe na afroi shumë me një tjetër sukses. Meritë e madhe është e tij,” tha ai.

Ndërkohë, jashtë fushës, situata për Asanin mbetet e vështirë. Konflikti në Lindjen e Mesme ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën dhe karrierën e tij, duke e lënë të bllokuar në Tiranë dhe larg klubit.

“Kam kontakt me klubin dhe shokët e skuadrës, por shumë pak, sepse interneti është i kufizuar. Shpresoj që gjithçka të normalizohet sa më shpejt. Ata duan që të rikthehem, por është e paqartë sa do të zgjasë kjo situatë. Pa stërvitje është e vështirë, edhe pse kontrata vazhdon. Problemi është që atje nuk funksionon asgjë,” theksoi sulmuesi.

Në këtë periudhë të pasigurt, ai ka zgjedhur të rikthehet aty ku ndihet më i qetë te Partizani. Për të, kjo nuk është vetëm një çështje fizike, por edhe emocionale.

“Partizani është shtëpia ime në Shqipëri. Këtu ndihem mirë, këtu jam rritur si lojtar dhe kam arritur suksese. Shpresoj që skuadra të shpallet kampione, por duhet përqendrim maksimal në çdo ndeshje, sidomos ndaj ekipeve më të vogla,” u shpreh ai.

Për Jasir Asanin, kjo pranverë është ndryshe nga të tjerat. Mes zhgënjimit për atë që mund të kishte qenë në Varshavë dhe pasigurisë për të ardhmen, ai mbetet i fokusuar dhe realist.

Futbolli, siç thotë vetë ai, ka si momentet e bukura ashtu edhe ato të vështira  dhe të dyja duhen përballuar. Tani, mbetet koha që të tregojë se cili do të jetë hapi i radhës në karrierën e tij.

NGA KATEGORITE E TJERA

”4 vjeç mbaja çelësin e shtëpisë”, Granit Xhaka rrëfen vështirësit e familjes: Nëna ime punonte më shumë se 16 orë…
Sport

”4 vjeç mbaja çelësin e shtëpisë”, Granit Xhaka rrëfen vështirësit e familjes: Nëna ime punonte më shumë se 16 orë…

21/03/2026
“Rroga ime e parë ndryshoi jetën e familjes”, rrëfehet Rey Manaj: Hoqa mamin nga puna…
Sport

“Rroga ime e parë ndryshoi jetën e familjes”, rrëfehet Rey Manaj: Hoqa mamin nga puna…

20/03/2026
Arsyeja e pazakontë pse Cristiano Ronaldo i lyen thonjtë e këmbëve me ngjyrë të zezë!
Sport

1000 gola në karrierë? Ronaldo mund të mos e realizojë kurrë këtë ëndërr!

07/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”!
Sport

Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”!

05/03/2026
Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin
Sport

Nuk iu hap parashuta, humb jetën kampioni që sfidoi qiellin

12/02/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia!
Sport

Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia!

24/01/2026
Para
Dua Lipa martohet këtë verë?

Dua Lipa martohet këtë verë?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera