Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Ka nevojë për mjekim”, analisti i njohur rrëfen takimin me Parashqevinë: Historia është tragjike!

14/01/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Ka nevojë për mjekim”, analisti i njohur rrëfen takimin me Parashqevinë: Historia është tragjike!

Analisti i njohur Arjan Curri ka vizituar së fundmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pati mundësinë të takohej me këngëtaren legjendare shqiptare, Parashqevi Simakun. Gjatë një interviste për emisionin “Top Story”, Curri ndau shqetësimin e tij të thellë për gjendjen e rënduar shëndetësore të artistes së njohur, duke theksuar nevojën urgjente për trajtim mjekësor.





Sipas Currit, takimi me Simakun ishte një përvojë prekëse dhe emocionalisht tronditëse. Ai pranoi se ende nuk e ka përballuar plotësisht dhimbjen e historisë së saj, të cilën e përshkroi si jashtëzakonisht të rëndë dhe tragjike.

Curri u shpreh se situata shëndetësore e këngëtares kërkon veprime të menjëhershme për të siguruar një përmirësim.


“Pashë që për Parashqevi Simakun ata që ishin pranë saj nuk donin të shihnin realitetin e plotë. Rrethi i vogël dhe miqtë e saj. Situata është shumë më dramatike, gati-gati tragjike, nga sa ka dalë në emisione deri tani. Unë në respekt të tyre kam vendosur të hesht, deri në momentin që duan të thonë diçka vetë. Parashqevi Simaku është një personazh publik dhe njerëzit kanë interes për të,” tha Curri.

Në intervistën e tij, Curri ndau mendimin se ndihma për një njeri të dashur duhet të shkojë përtej mbështetjes së zakonshme.

“Parashqevi Simaku ka probleme shëndetësore serioze, fizike dhe psikike të natyrës shpirtërore. Ka nevojë për mjekim. Unë nuk e di nëse do ta bindin të mjekohet, por dikush duhet ta bëjë. Dashuria për një person nuk shfaqet duke i qëndruar afër, e duke i ofruar ushqim e strehim, por asistencë për ta shëruar. Historia është shumë dramatike dhe tragjike. Dua të rezervohem deri në momentin që njerëzit e saj duan të thonë të vërtetën. Nuk mund të fshihen shumë gjatë sekretet për jetën e saj. Jam i tronditur, ende nuk e kam marrë veten nga ajo vizitë,” përfundoi ai.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
Next Post
Redoni reagon pas afrimitetit mes Eglit dhe Gjestit në BBV4

Redoni reagon pas afrimitetit mes Eglit dhe Gjestit në BBV4








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera