Humoristi dhe këngëtari i njohur Olsi Bylyku ka postuar një mesazh të drejtpërdrejtë në Instastory, ku shprehu shqetësimin e tij për një fenomen që po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm: videot që ndjekësit e tij i dërgojnë nga ish-e dashura e tij, Egli Tako, pjesëmarrëse në Big Brother VIP Albania 4.
“Ore se u bo puna si ai muhabeti, do duroj do duroj do duroj. Ju lutem o ndjekës mos mi coni me keto videot ca po ndodh rreth e rrotull. Jam me grua ne shpi. Do i shohi ndonje dite keto qe me coni e do na fusni ne sherr,” thotë Olsi.








