Albano dhe Flori kanë folur së bashku për sfidat që kanë ndodhur deri më tani në “Ferma VIP”.
Albano tha se ai është ndjerë i ofenduar nga fermerët, për shkak të një sfide të dhënë nga Agai disa javë më parë.
“E di kur jam ndjerë i ofenduar? Ishte natën kur u eliminua Valeri dhe Dijonisi dhe Ditea u ndanë në dy grupe. Kishte të bënte me lojëra inteligjence, mua dhe Elsën na zgjodhën të fundit. Isha duke parë vërdallë çfarë po ndodh? Nuk e di, a dyshuan tek unë?”, tha Albano.








