Xhanan dhe Zuhal planifikojnë një tjetër kurth kundër Seherit dhe Jamanit. Për shkak të tyre, dyshimet e Jamanit vazhdojnë të thellohen. Melek kalon një krizë dhe Jaman e dërgon në spital. Jaman nuk e sheh më Seherin me të njëjtin sy, por dyshon se diçka po ndodh. Zuhal tashmë është në duart e Xhananit me një regjistrim ku ajo flet për planet djallëzore. Si do veprojë Jaman pas dyshimeve që ka krijuar?