Jaman shpëton Seherin nga kafshimi i një gjarpri. Seher i mjekon plagën Jamanit. Kiraz i thotë hallës Sulltanë se nuk dëshiron të martohet por ajo nuk e merr parasysh dëshirën e saj. Jaman, Seher dhe Jusuf e kalojnë natën në pyll. Kiraz vendos t’i thotë Aliut se nuk dëshiron të martohet por ai nuk i jep mundësinë të flasë. Seher dëgjon fshehtas një bisedë në telefon të Jamanit. Jaman braktis Seherin në pyll dhe largohet me Jusufin. Ai i lë Seherit një letër ku i shkruan të mos lajmërojë policinë. Jaman bën plan të arratiset me anije.