Situata e Jusufit bëhet më e vështirë pas lajmeve të këqija që jep doktoresha. Seher dëshpërohet dhe shpërthen në lot. Jaman nga ana tjetër përpiqet ta mbajë veten dhe i jep forcë edhe Seherit. Ikbal dhe Zuhal i çojnë dhurata në spital Jusufit. Ndërkohë ato janë të shqetësuar se Jaman mund të zbulojë ç’kanë kurdisur. Adalet përballet me Borën dhe e kërcënon të mos e lëndojë Neslihanin. Mes dhimbjes dhe lotëve, Seher dhe Jaman marrin një lajm të mirë. Nga analizat e reja mësohet se Jusuf nuk ka leucemi, por simptoma të ngjashme. Jaman së bashku me Jusufin dhe Seherin shkojnë tek baba Arifi për t’i dhënë lajmin e mirë dhe kalojnë kohë së bashku.







