Seher habitet që Jaman ka ndryshuar sjellje papritur ndaj saj. Ndërsa Jamanin ende e mundon ndjenja e fajit dhe përpiqet ta fitojë sërish dashurinë e Seherit. Kjo e fundit nuk di çfarë të besojë më dhe pyet veten nëse Jaman po luan sërish. Në mëngjes Jaman porosit ëmbëlsirën e preferuar të Seherit duke i ngjallur asaj dhe Firatit kujtime nga fëmijëria. Madje ai e lejon Seherin të shkojë bashkë me Jusufin të vizitojë në një qytet tjetër nënë Nadiren. Jaman dhe Jusuf mësojnë më shumë për fëmijërinë e Seherit nga Firati. Ky i fundit zbulon se Neslihan akoma komunikon me Borën. Jaman i bën dhuratë Seherit një zemër prej pellushi që për të ka kuptim të veçantë.








