Neslihan ndalon Jamanin para se të pijë ilaçcin, por jo sepse di të vërtetën. Kjo gjë e qetëson Xhananin, e cila është e lumtur që plani i saj vazhdon të funksionojë. Ndërkohë Jaman bëhet akoma më keq nga ilaçi dhe e mban veten për hir të Seherit. Ai telefonon doktorin i shqetësuar pa e ditur se të gjithë këtë po ia bën e ëma. Seher dhe Jusuf ia zbukurojnë ditën Jamanit duke luajtur me të në dhomë. A do ta kuptojë Seher që Jaman po i fsheh të vërtetën dhe po hiqet mirë në sytë e saj kur në fakt nuk është aspak?