Adalet njofton Firatin për zhdukjen e Neslihanit. Bora tenton të përdhunojë Neslihanin, por për fat Firat arrin në kohë dhe e shpëton. Jaman gjen vendin ku ndodhet Seher por ajo dhe Jusuf largohen fshehtas. Seher nuk shpëton dot lehtë nga Jaman sepse kudo ku ajo dhe Jusuf shkojnë, ai i gjen. E lodhur nga arratisjet, Seher vendos të përballet me Jamanin. Ky i fundit i shpreh dashurinë duke i thënë për herë të parë që e do prandaj nuk mund ta lërë të shkojë. Ai i jep Seherit pistoletën e tij dhe e vë përballë një zgjedhje të vështirë, ta qëllojë ose të qëndrojë me të. Seher qëllon Jamanin.