Seher vazhdon të përpiqet të kuptojë arsyen e ndryshimit të papritur të Jamanit dhe për këtë pyet Xhengerin. Ikbal nxit Jamanin kundër Seherit duke hedhur fjalë. Seher shkon të gjejë ngushëllim tek nënë Nadire dhe i tregon asaj se çfarë ka ndodhur. Jaman ndjek hap pas hapi Seherin. Kjo e fundit pas vizitës tek nënë Nadire, shkon në park. Aty shkon dhe Selim. Jaman xhindoset kur i sheh bashkë dhe mendon se ata kanë lënë takim. Seher i kërkon Selimit të mos i dalë më përpara, por Jaman nuk e dëgjon bisedën e tyre dhe largohet me i inatosur.