Jasemin fajëson Dujgunë për të gjitha sfidat që ka kaluar në jetë. Ajo i kërkon Semrës ta largojë Dujgunë nga shtëpia në mënyrë që të hakmeret. Semra i thotë Dujgusë të largohet nga shtëpia për ca kohë duke e lënduar. Dujgu largohet mes lotësh dhe i lë amanet Jaseminit të kujdeset për nënën e tyre. Seher takohet me Zuhalin dhe kjo e fundit ia mbush mendjen se Jaman nuk është ai që duket. Ajo shpik një histori sikur ka qenë e martuar me një burrë psikopat. Teksa Seher dhe Zuhal ndodhen bashkë, Jaman shkon drejt tyre. Zuhal frikësohet dhe largohet me shpejtësi.








